E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Kodi duhet të miratohet urgjent

 

Komisioni Evropian kërkon miratimin urgjent të Kodit të ri Zgjedhor. Ndonëse nuk ka hyrë në qëndrimet e partive pas kthimit të Kodit nga ana e kreut të shtetit, kreu i Komisionit Evropian Helmuth Lohan, tha dje në një prononcim për mediat, se afrimi i zgjedhjeve bën imediat miratimin e Kodit nga ana e Parlamentit. “Komisioni Evropian ka nënvizuar se Kodi Zgjedhor duhet të adoptohej shumë kohë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009. Jemi duke iu afruar fundit të vitit 2008 dhe kjo e bën akoma edhe më urgjente finalizimin e procesit për adoptimin e këtij Kodi”, u shpreh Lohan. Pas kthimit të Kodit nga ana e Topit, vonesat që do ta pasojnë deri në hyrjen e tij në fuqi, vënë në vështirësi institucionet për organizimin e zgjedhjeve në qershor të vitit të ardhshëm. Kjo pasi nga miratimi i Kodit në Kuvend deri në hyrjen e tij në fuqi duhet të kalojnë disa etapa dhe afate kohore, të cilat afrojnë akoma më shumë muajin qershor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›