E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilltarët e majtë letër KLSH për abuzimet

 

DIBER - Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Peshkopisë i drejtohen me një letër kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku. Ata i kërkojnë atij informacion në lidhje me konkluzionet e kontrolleve të ushtruara në bashkinë kryesore të Qarkut Dibër. Tetë nga 17 këshilltarët kanë ngritur zërin prej disa ditësh pasi sipas tyre, dokumentacioni i institucioneve të larta të shtetit, drejtuar Bashkisë e Këshillit Bashkiak nuk u vihet atyre në dispozicion. Kjo kërkesë e tyre vjen pas debateve të ashpra me administratën e bashkisë, e cila nuk ka pranuar të informojë këshillin me rezultatet e KLSH-së. Ndërkohë në rrugë jo zyrtare pohohet se 8 këshilltarët “rebelë” kanë siguruar të dhëna se janë gjetur shkelje serioze në këtë njësi vendore. Inspektorët e KLSH-së konstatuan shkelje në Bashkinë e Peshkopisë gjatë një kontrolli të bërë disa ditë më parë.        h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›