E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk hani mëngjes? Nuk do të dobësoheni!

NEW YORK- Nëse mendoni se heqja dorë nga vakti i mëngjesit do i‘u dobësoj jeni në rrugë të gabuar.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit në Missouri , të cilët kanë analizuar reagimet e organizimit të njeriut nga ushqimi dhe kanë zbuluar se ata të cilët e konsumojnë mëngjesin e kanë më lehtë të humbin në peshë, sesa ato që e kalojnë këtë vakt.

Është vërtetuar se personat që konsumojnë mëngjes u përmbahen më mirë diateve dhe ndjejnë më pak uri nëse mëngjesi i tyre është i pasur me proteina.

Ata të cilët mundohen të humbin në peshë, shpesh herë e anashkalojnë mëngjesin, duke menduar se kjo është mënyra e duhur që ato të humbasin kilet e tepërta.

Studiuesit sqarojnë se eleminimi i vaktit të mëngjesit është i dëmshëm për cilido, pasi më vonë ne mund të konsumojmë më shumë kalori dhe mund të teprojmë masën.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›