Babai i Matildës: Po nuk veproi shteti, e vendos vetë drejtësinë
"Mjeku është vrasësi i vajzës sime". Kështu është shprehur babai i 17-vjeçares Matilda Petriti, e cila humbi jetën si pasojë e një ndërhyrjeje të gabuar kirurgjikale në bajame. Vajza, viktimë e bluzave të bardha, që ka shëtitur për më shumë se një muaj nga një klinikë te tjetra, pa mundur të gjejë shpëtim, është përcjellë dje paradite për në banesën e fundit. Shtëpinë e 17-vjeçares e ka mbuluar zia. Prindërit vajtojnë për humbjen e saj, por edhe për faktin se u besuan verbërisht mjekëve. Babai i Matildës, Besimi, thotë se mjeku është vrasës që nuk merr përsipër përgjegjësinë. Sipas Besimit, vajza e tij vdiq për faj të bluzave të bardha, që nuk ditën ta shpëtojnë. Por për më keq, sipas babait të vajzës, ai thotë se nuk duhet t‘u besonte mjekëve në kushtet kur Matilda nuk e kishte shumë të domosdoshme një ndërhyrje me operacion. "Nisur nga përvoja e mjekut, ne menduam ta çojmë vajzën tek ai, por në fakt Matilda nuk e kishte të domosdoshëm operacionin. Ajo kishte problem kur e kapte gripi dhe meqë na e rekomanduan si mjek të mirë e çuam atje, por na doli vrasës. Ai ma vrau vajzën dhe nuk merr përsipër asgjë. Kur ne morëm vesh se vajza kishte vdekur në spital, ai iku fshehurazi nga pjesa e pasme e spitalit, pasi u hodh nga dritarja dhe nuk erdhi të na takojë fare, se e dinte që ishte fajtor. Na mbante me shpresa se vajza do të bëhet mirë. Por për 25 ditë me radhë ajo ka parë tmerr me sy dhe ka hequr plot katër operacione pas atij që i bëri doktori në bajame. Kur do iknim për në Tiranë, pasi e morëm vajzën me ambulancë nga spitali i Korçës, ai na shoqëroi me makinë, në vend që të qëndronte në ambulancë. Kam bërë vetë doktorin dhe infermierin për vajzën, se vetëm unë isha në ambulancë gjatë transportimit. Ai nuk ka treguar aspak kujdes që në momentin kur ne e çuam në klinikën e tij, ku e la dy orë në krevat dhe pastaj na tha ta largonim që aty, edhe pse nuk e kontrollonte fare. I kam dhënë sa para më kërkoi, por pas operacionit të parë nuk i pranonte më dhe që këtu kam dyshuar se nuk kishte garanci për jetën e vajzës sime", tregon mes lotëve babai i 17-vjeçares, e cila gjeti vdekjen nga hemorragjia. Sipas tij, mjeku i ka prerë një venë dhe kjo ka qenë e pariparueshme, me gjithë ndërhyrjet e shumta të mjekëve të ndryshëm në Korçë. Por ndërsa tregon për fatin e vajzës që nuk e ka më në shtëpi, Besimi thotë se në rast se shteti nuk vë para përgjegjësisë duke dënuar mjekun, ai do të kalojë në vetëgjyqësi. "I kërkoj shtetit të verë drejtësinë në vend. Mua vajzën ma vrau mjeku dhe ai duhet dënuar. Po nuk mori shteti masa, ne do të kalojmë në vetëgjyqësi për të vënë në vend drejtësinë", thotë Besimi. Ndërsa daja i 17-vjeçares, Luan Adili, konfirmon se prokuroria dhe policia janë angazhuar për fillimin e çështjes penale, duke zhvilluar hetime edhe në Pogradec e Korçë.
Vdekja
Në një kartelë, kopje e aktit paraprak të ekspertizës mjekoligjore, që e disponojnë edhe të afërmit e Matildës, është shënuar si shkak i vdekjes shoku hemorragjik
HETIMI
Klinika
Dje në mëngjes, një ekip nga prokuroria e kryeqytetit ka bllokuar klinikën e Xhevahir Hoxhallarit në Pogradec, ndërsa ka marrë në cilësinë e provës të gjitha dokumentet dhe kartelat e vajzës
Doktori
Bashkë me grupin hetimor për këtë rast ka qenë edhe vetë mjeku Hoxhallari, që ka shoqëruar, për të parë dhe inspektuar ambientet e klinikës private dhe për të treguar se si ka rrjedhur ngjarja
Kolegët
Mjekët e spitalit të Korçës thonë se vajza ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të hemorragjisë, çka i detyroi ta transportojnë 17-vjeçaren drejt kryeqytetit
Të dhëna
Operacioni
17-vjeçarja ka kryer një operacion rreth një muaj më parë në klinikën private të mjekut Xhevahir Hoxhallari. 4 ditë pas ndërhyrjes ka pasur hemorragji, që janë përsëritur 3 herë rresht
Vdekja
17-vjeçarja nga qyteti i Korçës ka humbur jetën rreth orës 20:00, ditën e diel, në spitalin "Nënë Tereza". Prindërit e të ndjerës kanë thënë që vajza s‘ka marrë ndihmën e duhur në kohë
Përgjegjësi
Sipas familjarëve, përgjegjësi është doktori që e operoi. Mjeku thotë që e ka ndërgjegjen e pastër. Rezultati përfundimtar, nëse ka qenë gabim mjekësor, do të jepet nga ekspertiza e Mjekësisë Ligjore
Gjakderdhja
Hemorragjia që i ka marrë jetën vajzës është përsëritur për herë të tretë brenda një muaji. Shkaku i gjakderdhjes që i ka marrë jetën adoleshentes nuk është shpjeguar dot as nga mjeku Hoxhallari
Mjekësia Ligjore
Për të dhënë një përgjigje përfundimtare, specialistëve të Mjekësisë Ligjore u duhet të pakën 1 javë. Sipas konstatimeve të para, 17-vjeçarja ka vdekur nga hemorragjia. Nuk ka ndodhur koagulimi i gjakut
Koagulimi i gjakut
Është një mekanizëm natyror i mbrojtjes së organizmit nga hemorragjia, një metodë për të parandaluar humbjen e gjakut. Ky mekanizëm nuk funksion te personat me probleme të gjakut, si hemofilikët
Rezultatet paraprake të Mjekësisë Ligjore tregojnë se vajza ka vdekur nga hemorragjia. "Nuk është bërë mpiksja e gjakut"
Mjeku Hoxhallari: E kam ndërgjegjen të pastër, nuk kam bërë gabim
"Ndërgjegjja ime është e pastër, nuk kam bërë gabim mjekësor. Edhe po të kthehesha nga e para, do të veproja në të njëjtën mënyrë", kjo ka qenë deklarata e djeshme e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Ai dha versionin e tij për sa u takon akuzave për gabim mjekësor, për mosdhënien e ndihmës në kohën e duhur, si dhe për kushtet e klinikës aq shumë të përfolura. "Klinika është licencuar 3 herë nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kushteve të ofruara. Pacientes i është dhënë ndihma e duhur. Në spital ka pasur mjek, kur ajo ka pasur hemorragji", sqaroi Hoxhallari. Sipas tij, varianti përfundimtar i shkakut të vdekjes do të jepet nga raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. I pyetur nëse është e vërtetë që vajza ka qenë vetëm gjatë kohës kur ka vdekur, ashtu siç kanë deklaruar edhe prindërit, mjeku theksoi se ka pasur doktorë. "Kur vajza ka pasur hemorragji, unë kam qenë afër spitalit, jam kthyer menjëherë, por në spital ka pasur edhe mjekë të tjerë".
Të dhënat përfundimtare dhe të gjitha arsyet e vdekjes së vajzës do të jepen pas disa ditësh nga specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ekspertiza e këtij sektori do të tregojë nëse është një rast i gabimit mjekësor, ku ka ndodhur edhe prerje e gabuar. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake të tyre, rezulton se vajza ka vdekur nga një hemorragji e madhe, si pasojë e mosmpiksjes së gjakut. Procesi që në gjuhën mjekësore njihet si koagulimi i gjakut është një mekanizëm natyror i mbrojtjes tonë ndaj hemorragjisë, një metodë për të parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enën e dëmtuar. Sipas shefit të shërbimit të ORL-së, ky është rasti i dytë i regjistruar që në vitet ‘70. Nga ana tjetër kanë reaguar për ngjarjen drejtori i QSUT-së dhe Ministria e Shëndetësisë.
"Është rasti që Ministria e Shëndetësisë të mendojë seriozisht për një strategji apo platformë, që në rastet kur të shënohet një gabim mjekësor, specialisti të bëjë dëmshpërblimin e familjarëve", tha drejtori Mati Pepa. Ai sqaroi se edhe pse ndërhyrja është kryer në një klinikë private, duke qenë se mjeku punon edhe në spitalin "Nënë Tereza", drejtoria do të vendosë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes. Ministria e Shëndetësisë, me urdhër të ministrit Ndoka, ka ngritur grupin e punës për shqyrtimin dhe hetimin e rastit të vdekjes së Matilda Petritit, 17-vjeçares nga Korça. Grupi i punës po verifikon të gjithë dokumentacionin e mjekut që ka bërë ndërhyrjen, dokumentacionin e klinikës private në Pogradec, ku është kryer dhe operacioni dhe njëkohësisht po shqyrton kartelën e pacientes.