E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrest shtëpie infermierit, merrte ryshfet

Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë, "arrest shtëpie" për Kujtim Qamilin, me detyre infermier në Poliklinikën e Specialiteteve në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua një ditë më parë, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Gjykatësi Ramazan Avdia, drejtues i seancës, ka vendosur në bazë të provave të grumbulluara nga policia, masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj 39 vjeçarit. Qamili, u arrestua një ditë më parë në bazë të një operacioni të mirë organizuar ana e Seksionit Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se u merrte para personave të cilët aplikonin për tu pajisur me raport mjekësor në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan
Ky lajm është publikuar: 10/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›