Babai kërkon të rrëmbejë fëmijën

08/02/2005 Një baba nga Kruja kërkon të rrëmbejë fëmijën e tij nga ish-bashkëshortja. Së bashku me 3 shokë ai hyn me dhunë në banesën e saj atërore për të marrë djalin 8-vjeçar, fryt i martesës së dështuar disavjeçare me të ëmën e tij.
Tentativa
Gjithçka mes Firden Kuqit dhe Alketa Majës kishte nisur afro 9 vjet më parë. Çifti ishte martuar me pëlqimin e prindërve, por nuk kishte kryer asnjëherë kurorëzim në gjendje civile. Kësisoj, ata rezultonin beqarë në dokumentet ligjore. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.3, bëjnë të ditur se pak kohë më parë, Maja kishte kërkuar të ndahej nga burri me të cilin kishte dhe një fëmijë. Enoja, tashmë ishte më tepër se 7 vjeç. Pas shumë grindjesh, gruaja ishte kthyer në shtëpinë e të atit, Bajramit, i cili banonte në rrugën "Haxhi Dalliu", prapa Komisariatit nr.3. Me vete kishte marrë dhe të birin. Firden Kuqi nuk arriti ta toleronte dot ikjen e gruas. Kësisoj, mesnatën e së dielës, së bashku me 3 shokë të tij, trokiti në derën e shtëpisë së ish-vjehrrit. Besnik Nuno, Hamit Berdaku dhe Selman Pema qëndronin të fshehur për t'i ardhur në ndihmë, kur ai të kishte nevojë. Bajram Maja, ndonëse është habitur pa masë nga vizita e ish-dhëndrit, e ka hapur derën. Por, së bashku me Kuqin në shtëpi kanë hyrë dhe 3 ndihmësit. Firden Kuqi kishte kërkuar menjëherë të birin, të cilin tentoi ta rrëmbente. Por, britmat e banorëve të shtëpisë kanë alarmuar gjithë pallatin, i cili nuk ngurroi t'i vinte në ndihmë fqinjëve. Krutanët e kanë parë të udhës të largohen para se të shkonte atje policia. E megjithatë, para se të ikte, babai i Enos 8-vjeçar ka debatuar me Alketën, ish-gruan. Ai nuk i ka kursyer asaj një shpullë të fortë në fytyrë, anipse dëshmitarë ka patur dhe të birin miturak. 4 "garipat" që tentuan të rrëmbenin fëmijën, janë larguar paskëtaj me të shpejtë. Sakaq, babai i Alketës, Bajram Maja, ka rrëfyer ngjarjen në polici dhe ka denoncuar ish-dhëndrin e dhunshëm. Efektivat e Komisariatit nr.3 po punojnë për kapjen e tyre, që sakaq u janë shtuar listës së personave në kërkim nga policia shqiptare.