E Hënë, 2 Nëntor 2026

Provat, gjurmë gishtash në dyqan dhe tunel

08/02/2005  Në një vepër të tillë të mirëorganizuar për të cilën dukej si sihte investuar shumë, hetuesit ishin të bindur se do të gjenin pak prova. Por teksa bëhej kqyrje e vendit të ngjarjes, ka ndodhur e kundërta. NË kohën kur hetuesit verifikonin vrimën e tikës që zbuloi tunelit, mbërrin sinjalizimi se grilat e e dyqanit të luleve pranë burgut ishin mbyllur dhe shitësi kishte ikur, vetëm një orë pasi kishte hapur dyqanin. Menjëherë forcat e policisë kanë hyrë në dyqan dhe kanë filluar verifikimet. Janë gjetur gjurmë gishtash në një rezistencë ngrohëse, dhe në dy gazeta, të dyja të hapura në faqen e fjalëkryqeve. Aty hetuesit kanë mundur të marrin edhe shkrimin e qiramarrësve të dyqanit në disa prej kutive të zgjidhura të fjalëkryqit, si dhe gjurmët e tyre të gishtave. Më pas gjatë udhëtimit në tunel, gjurmët e gishtave të gërmuesve janë gjetur në disa prej pakove të kartonit që mbanin lëng frutash si dhe në stetoskopin e përdorur nga autorët e tentativës spektakolare të arratisjes, e cila u zbulua në datën 4 shkurt 2005.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›