E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thellësia e gërmimeve matej me stetoskop

08/02/2005  Me një mënyrë shumë interesante dhe të veçantë, gërmuesit kanë arritur ta çojnë tunelit deri në oborrin e burgut nga i cili do të bëhej arratia. Sipas hetuesve, stetoskopi është vënë vazhdimisht në siperfaqen e sipërme të dheut në tunel dhe janë dëgjuar zhurmat. “Në bazë të intensiteti të zhurmës që vinte nga sipërfaqja e tokës, gërmuesit kanë gjykuar në çfarë thellësie po gërmonin dhe sa mundësi kishte që pjesa e sipërme e kanalit të shembej. Stetoskopi, është një pasisje e përdorur më së shumti nga mjekësia. Mjeti ka një sipërfaqe shumë të ndjeshme e cila vihet në pjesë të ndryshme të trupit dhe në anën tjetër mjeku kupton mënyrën e punës së organeve njerëzore, me anë të sinjaleve dhe zhurmave që mbërrijnë në vesh. Sipërfaqja e ndjeshme e pajisjes së spitaleve, kësaj rradhe është vënë në pjesën e sipërme të kanalit nëntokësor, për të dëgjuar zhurmat që vinin prej sipër, e për të njësuar thelësinë e gërmimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›