E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhdukja e Irenës,50 pasaporta pa vulë

08/02/2005  TIRANË -Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka zgjidhur njërën prej enigmave kryesore të zhdukjes së 39-vjeçares Irena Seli në datë 16 dhjetor 2004. Burime zyrtare të hetimit nga policia, thanë se është konfirmuar më në fund, se pasaporta e Irena Selit, mes 50 të tjerave atë ditë nuk është vulosur nga policia e portit të Durrësit. Sipas burimeve nga Prokuroria, hetuesit kanë një konfirmim të ditëve të fundit, sipas të cilit të gjitha verifikimet e bëra në Durrës, nuk vertetojnë vulosjen e pasaportës. Sipas këtyre vrfifikimeve, atë ditë në Durrës, edhe 49 pasagjerë të tjerë të tragetit, nuk kanë mundur ti vulosin pasaportat, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve. Burimet nga organi i hetimeve, thanë dje se ky përfundim ka ardhur pas disa ditë verifikimesh dhe hetimedh të kryera në Durrës. Për një kohë të gjatë Prokuroria e Krimeve të Rënda, u përqënduar në sqarimin e këtij momenti, pasi sipas hetuesve është e rëndësishme të përcaktohet nëse gruaja e zhdukur, ka mbëerritur atë ditë në Durrës apo jo. Burimet nga grupi hetimor, thanë se janë duke kryer edhe ekspetizat e letrës, për shkak të së cilës ditën e ardhjes nga Italia në traget, Agim Musha, bashkëshorti i gruas së zhdukur është zënë me të shoqen. Sipas Mushës, letra ishte shkruar nga Irena për të dashurin e saj, ndërsa personave të afërt me Irena Selin, letra është shkruajtur nga një tjetër grua me qëndrim në Gjermani. Ajo ia ka dërguar për Irenën dhe Agimin pakon të shoqit të saj, ndërsa Prokuroria është duke verifikuar nëse shkrimi në letër, i përket Irenës apo ndonjë personi tjetër. Edhe pas letrës he konfirmimit në Durrës për pasaportën, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ende nuk ka një pistë hetimi përfundimtare për ngjarjen. Hetuesit janë duke kryer verifikime ndërkombëtare nisur nga dëshmitë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa vetëm dy udhëtarë të tragetit, thonë se e kanë parë Irena Selin. 39-vjeçarja u zhduk më 16 dhjetor 2004, pas udhëtimit nga Gjermania në Shëqipëri më bashkëshortin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›