Babai mostër, i sëmurë mendor
Josef Fritzl, austriaku i akuzuar për izolimin dhe abuzimin 24-vjeçar të së bijës, duke i dhënë asaj shtatë fëmijë, nuk duhet të shkojë në burg pasi është i sëmurë mendor.
Kështu deklaroi avokati i tij. Rudolf Mayer tha se, klienti i tij duhet të qëndrojë në një spital psikiatrik dhe jo të përballet me një gjyq, i cili përsëri, sipas tij, nuk do të ishte i drejtë për shkak të ndikimit të mediave në këtë çështje. “Për mendimin tim, Josef Fritzl është i sëmurë mendor dhe kjo ia ul përgjegjësinë. Unë nuk po mbroj një mostër por një qenie njerëzore, edhe pse është e vështirë të kuptohet për disa njerëz. Që tani unë kam marrë letra kërcënuese që më thonë se, duhet të shkoj në qeli me z. Fritzl”, tha Mayer për në gazetë vendase. Një i afërm i z. Fritzl tha se, ai ishte i dënuar për një tjetër përdhunim në vitin 1967. Kunata e Z Fritzl, Christine R, e përshkroi atë si një tiran dhe tha se, “besoj se ka kaluar një vit e gjysmë në burg për atë dhunim”. Policia ka refuzuar të komentojë.