Kapllani, i rilinduri në fund
“As që e kisha imagjinuar se ky sezon do të shkonte kështu, por unë nuk dorëzohem asnjëherë dhe mendoj se tani mbaroi periudha e vështirë”.
Jetmir Halilaj
Ky është komenti i Edmond Kapllanit pas golit të tij të dytë në Bundesligë, atë që shënoi kundër Verder Bremenit të shtunën. Në një intervistë për “Panorama”, sulmuesi i Kombëtares ka thënë se nuk e konsideron të dështuar këtë sezon në aspektin personal, megjithëse pohon se gjërat nuk i kanë ecur siç shpresonte.
Keni shënuar dy gola, atëherë kur dukej se do ta mbyllnit sezonin pa lënë asnjë gjurmë në Bundesligën 1 këtë sezon...
Ky sezon ka qenë i vështirë për mua dhe e pranoj se nuk e kisha menduar se do të zhbllokohesha në këtë fazë të sezonit. Megjithatë unë jam nga ata njerëz që nuk dorëzohem kurrë dhe kjo më ka ndihmuar që të jem i fortë dhe të besoj se ka gjithnjë një rrugëdalje. Mendoj se me këta gola i kam dhënë fund ecurisë negative, e cila në fakt ishte produkt i një sërë situatash. Unë nuk isha i ftohtë para portës, skuadra ndërkohë po funksiononte me skemën fillestare të trajnerit dhe ai nuk mund të bënte ndryshime vetëm për të më krijuar një vend mua, fati nuk më ndihmoi në disa raste që edhe unë vetë nuk e besoja se si nuk arrija të shënoja në disa raste fare të pastra. Pra, u krijua një atmosferë e pazakontë rreth meje, por gjithsesi jam i kënaqur, pasi asnjëherë nuk u demoralizova dhe ndaj nuk e konsideroj sezon të dështuar sepse ky ishte një mësim i mirë.
Ju ishit golashënuesi më i mirë i Bundesligës 2 sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit e patët të vështirë të shënonit. Si ndihesh kur nga majat më të larta zbret në fund?
Në fillim nuk arrija as ta besoja atë që po ndodhte, por pastaj reflektova gjatë dhe vendosa që të prisja rastin tim pa u ndikuar nga faktorët e jashtëm dhe pa e dramatizuar situatën.
Sa shpesh e keni menduar largimin nga Karslruhe këtë sezon?
Shumë rrallë. Gjithnjë kam menduar për golat dhe për të dalë nga tuneli ku ndodhesha.
Si është raporti juaj me trajnerin Beker?
Shumë i mirë. Unë e kam kuptuar pozitën e tij dhe asnjëherë nuk jam ankuar. Skema që ai përdori në fillim ishte efikase sepse Karlsruhe po ecte mirë dhe ai nuk mund të bënte ndryshime.
Cili është mesazhi më i bukur që morët pas ndeshjes me Verderin?
Kisha marrë shumë mesazhe, por njëri që më tërhoqi vëmendjen ishte: Suksesi nis pasi u shënon skuadrave të mëdha, tani nuk do ndalesh më. Shpresoj të ndodhë vërtet kështu.
A jeni dakord me mendimin se golat që shënoni tani shërbejnë vetëm për ju?
Në një farë mënyrë po, sepse Kalrsruhe tashmë i ka konsoliduar pozitat e saj. Megjithatë çdo fitore është joshëse.
A do të largoheni nga Karlsruhe në fund të sezonit?
Jam në kontratë me këtë klub dhe jam gati ta respektoj atë. Nëse klubi arrin marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër, atëherë kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë unë mendoj se është ende herët për të folur për merkato.