Guehenno: S’duam asnjë lloj dhune, kështu do ecim përpara
Pasi vizitoi Kosovën, kreu i misioneve paqeruajtëse në OKB, Jean Marie Guehenno mbërriti në Beograd, ku bëri sërish thirrje për paqe dhe stabilitet.
Guehenno u takua në Mitrovicë me autoritetet e UNMIK-ut si dhe përfaqësuesit e komunitetit pakicë serb. Gjatë takimit me përfaqësuesit serbë dhe ndërkombëtarë në Mitrovicë, Guehenno tha se, ligji dhe rendi duhet të respektohen dhe problemet të zgjidhen në një mënyrë jo të dhunshme. “Nuk duhet të ketë asnjë lloj dhune dhe unë besoj se kjo është mënyra e vetme që të gjithë të ecim përpara. Jo vetëm serbët, por të gjithë ne”, tha ai. “Më vjen mirë që shoh se të gjithë këtu dëshirojnë që të zbatohet ligji dhe se rezoluta 1244 është ende e vlefshme. Besoj se të gjithë duhet të punojmë në mënyrë praktike, sepse kjo është ajo që i duhet popullit të Kosovës”, u shpreh Guehenno. Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Slavisha Ristiç ka deklaruar: “Shkaktari i vetëm i dhunës është përpjekja e bashkësisë ndërkombëtare dhe e UNMIK-ut që të vendosen institucionet e pushtetit të Kosovës së pavarur”. Në Beograd Guehenno ka në axhendë takime me zyrtarët e lartë serbë. Zëvendësi i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha një ditë më parë në Prishtinë se, nuk mund të imagjinojë konflikt të interesit ndërmjet UNMIK-ut dhe misionit të EULEX-it, dhe se Kombet e Bashkuara janë duke vepruar në Kosovë sipas mandatit të Rezolutës 1244. “Ne do të vazhdojmë diskutimet në Këshillin e Sigurimit si edhe me përfaqësuesit e BE-së për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe zbatimin e rezolutës së OKB-së”, shtoi diplomati francez. Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu të shtunën, Guehenno tha nuk përcaktoi ndonjë afat se kur mund të tërhiqet UNMIK nga Kosova.
Edhe Kosova në krizë ushqimi
Sipas përfaqësuesve të Dhomës Tregtare Amerikane, qeveria e Kosovës duhet të merret më shumë me çështjen e ngritjes së çmimeve të artikujve ushqimorë. Ndërsa biznesmenët dhe ekspertë të ekonomisë në Kosovë mendojnë se, qeveria duhet të mendojë për shtresën e varfër të popullatës, si më e rrezikuara nga ky trend i ngritjes së çmimeve, fenomen që po shqetëson gjithnjë e më tepër popullsinë në Kosovë, por qeveria e Kosovës nuk po merret pothuaj aspak më këtë çështje. Mimoza Kusari nga Dhoma Tregtare Amerikane mendon se, është vërtetë vështirë për qeverinë e Kosovës të merret me këtë problem që është një trend global, por se mund të mendohet se si të mbrohet pjesa më e varfër e popullatës.