E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai njihet me deponimet e gruas e vajzës që e denoncuan për incest

 

TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje të niste procesin gjyqësor ndaj një babai të akuzuar për kryerjen e marrëdhë-nieve seksuale me dhunë me të bijën, që nga koha kur ajo ishte e mitur. Ngjarja që ka ndodhur në një lagje periferike të kryeqytetit, u zbulua në fillim të këtij viti, kur babai u vu nën pranga pas denoncimit nga vajza dhe bashkëshortja. Pas kësaj babai përdhunues, inicialet e të cilit janë I.R., u vu nën pranga, por vetëm dy ditë më vonë vajza dhe e ëma tërhoqën denoncimin ndaj tij. Edhe pas kësaj ai nuk u lirua, pasi prokuroria ngriti akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura" dhe "shtyrje në vetëvrasje". Akuza e parë u argumentua me faktin se ai kishte dhunuar seksualisht të bijën gjatë kohës që ajo ishte e mitur, ndërsa e dyta me faktin se ajo kishte tentuar të vriste veten për këtë shkak. Gjatë ditës së djeshme, 55-vjeçari i akuzuar për përdhunim u njoh gjatë një seance me dyer të mbyllura me një sërë dokumentesh shkresore, mes të cilave edhe dëshminë e bashkë-shortes, e cila e denoncoi në polici, si dhe deponimet e të bijës, për dhunën seksuale që i ati ushtroi ndaj saj për disa vite me radhë.
Burime nga procesi, që zhvillohet me dyer të mbyllura, pohuan se seancën e ardhshme pritet që i pandehuri të paraqesë kundërshtitë e veta në lidhje me dy provat kryesore që e mbajnë në qeli. Sipas Prokurorisë i akuzuari ka kryer abuzime të vazhdueshme me vajzën e tij per rreth 11 vite me radhë ndërsa ngjarja u denoncua në polici pas mosmarrëveshjeve të ndodhura mes babait dhe nënës së vajzës e cila është dëmtuar  nga ngjarja.                                      fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›