E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia harton planin 300 mln euro për zbutjen e krizës



Qeveria maqedonase ndërmori një pako me masa për të zbutur pasojat e krizës financiare botërore në sektorin real në Maqedoni. Pakoja arrin vlerën prej 330 milionë eurosh dhe vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë maqedonase. Kryeministri Nikolla Gruevski, gjatë një konference për shtyp, tha: “Me qëllim që të zbuten pasojat eventuale të sektorit real që mund të shkaktojnë krizë botërore financiare, qeveria hartoi një plan me 10 masa parandaluese për ndihmën e ekonomisë. Përkrahja e përgjithshme në ekonomi arrin rreth 330 milionë euro”, - theksoi kryeministri maqedonas. Në planin e masave parashikohen: pezullimi katërvjetor dhe heqja e detyrimeve të firmave lidhur me kontributet për siguri shëndetësore të detyrueshme, heqja e kamatave mbi bazën e të ardhurave personale, tatimit të fitimit, TVSH-së, tatimeve të pasurisë dhe kontributeve për sigurim pensional në kushtin që obliguesit me vlerë në tërësi ta shlyejnë debinë kryesore, pagimin e debisë tatimore në këste, tatimin e fitimit vetëm nëse shpërndahet në dividenda; uljen e doganave para së gjithash për lëndën e parë, tatime më të ulëta për fshatarët. Me këto masa pritet që Maqedonia të ketë një rritje ekonomike vitin e ardhshëm me rreth 5 për qind.

28 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›