Sulmi terrorist në Mumbai shkakton mbi 100 të vdekur
Në një seri sulmesh terroriste në metropolin financiar të Indisë Perëndimore, numri i viktimave ka arritur mbi 100 të vrarë, ndërsa numri i të plagosurve në rreth 280. Ndër të vdekurit janë edhe shefi i njësisë antiterror të Mumbait, Hemant Karkare, policë dhe të huaj. Një organizatë e panjohur mëeparë, e quajtur “Deçan Mujahiddin”, ka marrë përsipër sulmet, të cilat janë zhvilluar njëkohësisht në disa zona të qytetit. Ky grup ka kërkuar përmes një thirrjeje në televizion lirimin e shokëve të tyre të burgosur. Gjendja në qytetin me rreth 20 milionë banorë ka qenë shumë e tensionuar. Terroristët morën peng edhe turistë të huaj në disa hotele luksi. Forcat indiane të sigurisë zhvilluan aksion në njërin prej hoteleve, që u pushtua nga terroristët islamikë. Dëshmitarët njoftuan për një shpërthim në hotelin “Trident”. Në lidhje me ngjarjet në Indi ka reaguar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Barak Obama, i cili ka dënuar ashpër sulmet.
28 Nentor 2008