E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi debat me Berishën për kartat

 

Deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi ka insistuar në shprehjen e qëndrimit nga ana e Kryeministrit Berisha në lidhje me amendamentet e opozitës. "Kërkoj të di nga kryeministri që të shprehet publikisht, do t'i përballojë qeveria fondet për kartat e identitet apo shqiptarët duhet t'i blejnë këto dokumente", theksoi Ruçi. Zyrtari i lartë i PS-së kërkoi që maxhoranca të marrë në konsideratë amendamentet e paraqitura, ashtu siç ka ndodhur kur në krye të qeverisjes ishin të majtët. Por Berisha nuk ka reaguar fare në lidhje me këto dy kërkesa, duke bërë që maxhoranca ta votojë sipas programit buxhetin e ri të shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›