Këshilli i Sigurimit miratoi planin “ndarës” për Kosovën
Kermabo: “Shtrirja e EULEX-it në Kosovë nis javën tjetër”. EULEX-i do të marrë funksionet e misionit të UNMIK-ut
Plani i sekretarit të Përgjthshëm, Ban Ki Mun, për dislokimin e misionit europian EULEX në Kosovë, u miratua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky vendim i hap rrugën dërgimit në Kosovë të personelit prej 2000 anëtarësh të misionit në fillim të muajit të ardhshëm, duke marrë funksionet e UNMIK-ut që ka administruar Kosovën vitet e fundit. Në deklaratën presidenciale të Këshillit të Sigurimit thuhet se EULEX-i do të funksionojë nën ombrellën e OKB-së dhe do të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës. Deklarata e miratuar nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit mirëpret synimin e Serbisë dhe të Kosovës të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar. Përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Lamberto Zanier, është shprehur se dislokimi i shpejtë i forcës europiane ishte në interes të të gjitha palëve të interesuara. Zanieri shtoi se situata e sigurisë në Kosovë mbetej e qetë dhe e qëndrueshme gjatë gjithë kohës, megjithatë situata politike dhe skena institucionale mbetej komplekse. Ndërkohë, shefi i misionit të EULEX-it, Iv De Kermabo, deklaroi dje se BE-ja do të marrë detyrat administrative nga OKB-ja javën tjetër, sipas udhëzimeve të vetë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për misionin EULEX. Sipas tij, misioni do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës në dhjetor, ndonëse në disa pjesë me një ritëm më të ngadalshëm. Lidhur me pozicionin neutral të EULEX-it ndaj statusit të Kosovës që parashihet me planin e Ban Ki Munit, Kermabo deklaroi se misioni është më shumë teknik, kurse çdo vend veç e veç vendos për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i KS-së është konsideruar pozitiv edhe nga ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, nëpërmjet një deklarate për shtyp duke përshëndetur edhe deklaratën katërpikëshe të Kosovës që, sipas tij, ishte pjesë e raportit.
Megjithatë, udhëheqësit e Kosovës rikonfirmuan para vendimit të KS-së kundërshtimin e tyre për planin gjashtëpikësh për vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë, në një konferencë të përbashkët për shtyp të mërkurën, se nuk mund të lejohet zbatimi i planit gjashtëpikësh të OKB-së në çfarëdo mënyre që shkel sovranitetin e Republikës së Kosovës. Presidenti Sejdiu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të sigurojnë vendosjen e EULEX-it në bashkërendim dhe konsultim të plotë me institucionet e Kosovës. Ata shprehën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për vendosjen e EULEX-it në tërë Kosovën dhe për këtë kërkuan përkrahjen e të gjithë spektrit politik dhe të shoqërisë civile. Përfaqësuesi serb Vuk Jeremiç këmbënguli që vendi i tij nuk do të bënte kompromise në qëndrimin që Kosova të mbetej provincë e Serbisë. “Serbia do të mbetet konstruktive përsa i takon dialogut me OKB-në, teksa ruan qëndrimin parimor për Kosovën që i ka bazat tek kushtetuta e vendit dhe te Rezoluta 1244”, - tha ai.
ARK kërcënon EULEX-in: “Bombardime, nëse zbatohet plani 6-pikësh”
Një grup paraushtarak shqiptar, i quajtur “Armata e Republikës së Kosovës”, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur më 14 nëntor pranë zyrave të Bashkimit Europian në Prishtinë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve “Deutche Welle”. Sipas këtij informacioni, organizata “Armata e Republikës së Kosovës” ka dhënë dje një mesazh elektronik duke kërcënuar se do të bombardojë të gjitha pikat e EULEX-it nëse ky mision do t’i përmbahet planit 6-pikësh të OKB-së. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani, është shprehur se pohimet e kësaj organizate nuk do të ndikojnë në punën dhe hetimet e policisë.
Ndërkohë, Forumi i Kontrollit në Parlamentin Gjerman ka shqyrtuar rastin e arrestimit të tre punonjësve të dyshuar të BND-së në Kosovë duke informuar më pas qeverinë lidhur me këtë çështje. Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar të arrestuarit se kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj zyrës së BE-së në Kosovë më 14 nëntor.
28 Nentor 2008