E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai s pranon abuzimet me vajzën, prokuroria jep aktet e ekspertimit

Masa Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” në ngarkim të Mullaymerit

Babai i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 9-vjeçare ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se gruaja kishte shpifur ndaj tij, pasi e kishte rrahur. “Nuk e kam bërë një veprim monstruoz të tillë dhe nuk do e bëja kurrë”, është shprehur ai para Gjykatës së Tiranës, pasi dje është paraqitur për vlerësimin e masës së sigurisë. Genci Mullaymeri ka pohuar dje përpara gjykatëses së gatshme, Kaçe Agolli, se gruaja e tij e ka shpikur nga inati. Nëpërmjet mbrojtësit të tij, ai ka kërkuar lirimin e tij nga ana e gjykatës, duke hedhur poshtë edhe akuzat e ngritura. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes i ka bërë me dije gjykatës se në ngarkim të të pandehurit disponon prova bindëse, që e akuzojnë atë drejtpërdrejt. Prokurori mësohet se i ka dorëzuar gjykatës dëshminë e gruas së Mullaymerit, si dhe të vajzës së tij të madhe, 10 vjeçe. Ndërkohë, një nga provat që prokuroria i ka dorëzuar gjykatës në ngarkim të të pandehurit është një akt ekspertimi në të cilën tregohej se vajza e mitur ka kryer marrëdhënie seksuale, duke provuar edhe faktin që ishte përdhunuar. Në këto kushte, gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Mullaymerin, gruaja e të cilit kishte kërkuar urdhër mbrojtje pak kohë më parë, pasi u shtrua në Spitalin Ushtarak. Ajo deklaroi në spital para oficerëve të policisë se ishte keqtrajtuar nga burri.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›