E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Respektojmë vetëm vendimet zyrtare të PE-së

Deklarata e PD

Politika shqiptare duhet të mësojë të lexojë mesazhet që vijnë zyrtarisht nga institucionet ndërkombëtare dhe jo nga persona të veçantë, të cilët bëjnë deklarata personale. Ky ishte komenti që bëri dje sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduart Halimi, në lidhje me deklarat e ardhura nga europarlamentarë të ndryshëm për situatën aktuale politike në vend. Po kështu, deputeti demokrat theksoi se ndërkombëtarët nuk kanë asnjë draft për situatën politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, nuk mund të flitet për ultimatume nga ana e Bashkimit Europian. “Në dijeninë time nuk ka ndonjë draft, duhet të besojmë që informacionet në lidhje me organet zyrtare, siç është Parlamenti Europian, duhet të na vijnë në mënyrë zyrtare dhe për këtë duhet të flasin autoritetet zyrtare në lidhje me çështjen”, deklaroi Halimi. Në këtë kuadër, deputeti i PD-së theksoi se nuk mund të komentonte ose të fliste për asnjë deklaratë, kur ajo nuk vinte zyrtarisht nga një institucion i Bashkimit Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›