Babai, vajza dështoi dy fëmijë nga dhuna

12/04/2005 I pandehuri Maksuti, kisha të drejtë për vrasjen e gruas dhe vjehrrës
TIRANË – E vetmja fjali që ka thënë dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku u paraqit për herë të parë, është ajo e pranimit të fajësisë. "Unë i vrava vjehrrën dhe nusen, por i vrava me të drejtë". Teksa ka thënë këto fjalë, Kastriot Maksutit i është hequr e drejta e dhënies së deklarimeve në seancën e djeshme gjyqësore, ku ai vetëm u njoh me vlerësimin e masës së arrestit, atë të burgut pa afat dhënë në mungesë. Kastriot Maksuti u arrestua në datën 9 prill në banesën e tij në fshatin Kamenicë të Korçës, sapo ishte kthyer nga Greqia. Ndërkohë dje i ndihmuar nga avokati Bajram Malaj, i caktuar nga gjykata, kërkoi disa ditë për t’u njohur me dosjen kundër tij dhe me dëshmitë që janë dhënë nga më shumë se 30 bashkëfshatarë. Ka mbi shpinë akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. Ka vrarë në mesin e muajit maj të vitit 2004, nusen e tij dhe vjehrrën, Ervehe Hyska, nga i njëjti fshat.
Dëshmia
Fatmir Hyska, babai dhe bashkëshorti i viktimës, ka treguar ngjarjen para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në momentin kur u ekzekutua gruaja dhe vajza, Fatmir Hyska nuk ndodhej në shtëpi. Ka treguar se punonte te një bashkëfshatar. "Erdhi vajza 12 vjeçe dhe më tha se në shtëpi kishte hyrë Kastrioti dhe po grindej me gruan. Lashë punën dhe u nisa, por atëherë ishte tepër vonë. Kastrioti kishte qëlluar kundër tyre me pistoletë dhe më pas ishte larguar me anë të një furgoni, të cilin e kishte marrë me forcë". Kastrioti, sipas dëshmisë së babait të viktimës, kishte vajtur për të marrë me forcë gruan e tij. "Vajza ime nuk e donte më. Ajo kishte arritur të dështonte dy fëmijë nga keqtrajtimet e Kastriotit. Por, ai ishte i sëmurë dhe kërkonte ta merrte me forcë". Dëshmia e babait të viktimës është shënuar në procesverbal së bashku me 30 dëshmitë e tjera. Pothuajse të gjithë bashkëfshatarët e Kastriot Maksutit e kanë parë me armë në dorë. Të gjithë e kanë pohuar se ai është vrasësi. Por dje, Kastrioti, edhe pse nuk mund të përfitojë gjykim të shkurtuar, pranoi se është autor i vrasjes.
Ngjarja
Kastriot Maksuti ka qenë i martuar me viktimën. Nga keqtrajtimet e shumta që i ka bërë bashkëshortes, ata nuk kanë arritur të bëhen me fëmijë. Dy fëmijë janë dështuar prej viktimës. Madje, ajo ka ikur nga shtëpia e burrit me krahë të thyer. Në këto kushte vendos të mos kthehet më. Por, pasi ka kaluar një periudhë kohe, i pandehuri Kastriot Maksuti shkon për të marrë bashkëshorten me forcë. Kundërshtimi i saj ka bërë që Maksuti të qëllojë për vdekje mbi nënë e bijë. Pas krimit, i pandehuri me pistoletën në dorë është larguar përmes fshatit Kamenicë, duke marrë me forcë një furgon dhe duke i thënë drejtuesit të mos merrte pasagjerë, se do ta paguante vetë. Pas kryerjes së krimit ka ikur në Greqi, ku është kthyer në fillim të këtij muaji.