Data sipas përcaktimit kushtetues, por sa më shpejt

12/04/2005 500 monitorues do të vijnë në Shqipëri për të vëzhguar votimet për parlamentin e ri
Zhvillimet e verës, kyç në integrimin në BE dhe në NATO
OSBE-ja sheh si datë më të përshtashme për të zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri fillimin e muajit korrik. Ndërsa ka vendosur që të vëzhgojë votimet me 500 monitorues. Kreu i OSBE-së, Dimitrij Rupel, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike në vend, është shprehur se "besoj se do të arrihet një lloj kompromisi për datën e zgjedhjeve, rreth fillimit të korrikut". Duke parë me shqetësim qëndrimet e kundërta të dy forcave kryesore të plotikës, për përcaktimin e kësaj date, kreu i OSBE-së nuk ngurron të thotë se institucioni që përfaqëson nuk ka ndonjë pushtet të magjishëm për të rregulluar gjëra kaq të rëndësishme, siç janë zgjedhjet. Pas takimit, ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, e ka cilësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve si përcaktuese në nënshkrimin e marrëveshjes së asociim-stabilizimit të Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO në vitin 2006.
Zgjedhjet
Kreu i OSBE-së, Rupel, ka qartësuar se pozicioni i institucionit që ai përfaqëson në procesin zgjedhor nuk do të mbajë asnjë anë të politikës vendase. Sipas tij, “OSBE-ja do të përpiqet të ndihmojë Shqipërinë për përshpejtimin e procesit. Gjatë takimeve të mia me përfaqësues edhe të qeverisë si dhe të partive politike të opozitës vura re se të gjithë e kanë pranuar Kodin Elektoral. OSBE/ODHIR-i do të asistojnë dhe do të monitorojë procesin elektoral në mënyrë që të pranohet se do të jetë një proces demokratik dhe se zgjedhjet do të japin rezultatet e duhura. Zgjedhjet e përgjithshme janë vërtet shumë të rëndësishme".
Bashkëpunimi
Kreu i radhës së OSBE-së, Rupel, njëkohësisht dhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë ka zhvilluar takim dhe me homologun e tij, Kastriot Islami. Dy zyrtarët janë shprehur të gatshëm për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Rupel i ka garantuar homologut të tij se “Sllovenia do t'i japë mbështetjen e saj Shqipërisë në reformën e kthimit të pronës, në reformat parlamentare, të drejtat e njeriut, demokratizimin e vendit si dhe në menazhimin e kufijve. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, organizimi i sesionit të tretë të komisionit të përbashkët për ekonominë dhe tregtinë do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve për të zhvilluar këtë sektor". Dy homologët kanë shprehur angazhimin e përbashkët për të ecur në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. Rupel tha se “Sllovenia do të intensifikojë përpjekjet për t'i shkurtuar disi rrugën Shqipërisë në integrimin e saj euroatlantik, duke i siguruar ekspertizën që kemi përdorur dhe në vendin tonë për integrim në këto struktura". Rritja e efikasitetit të Prezencës së OSBE/ODHIR-it në Shqipëri, sipas ministrit Islami, do të sillte përfshirjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sipas tij ,“angazhimi që ka marrë qeveria për përgatitjen e strukturës dhe infrastuktursë elektorale do të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për t'u pasuar më tej me integrimin në BE dhe në NATO. Në mënyrë më konkrete për të nënshkruar marrëveshjen e asociim-stabilizimit menjëherë pas zgjedhjeve dhe për të marrë ftesën për anëtarësimin në NATO në vitin 2006".
Nano: Lehtësira në vizat sllovene
Kryeministri Fatos Nano dhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, kanë rënë dakord për të lehtësuar procedurat e lëvizjes së lirë të njerëzve mes dy vendeve. Gjatë një takimi të zhvilluar dje, dy zyrtarët kanë biseduar për rritje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, ku përparësi do t'i jepet lëvzjes së qytetarëve në funksion të përpjekjeve që po bëjnë të dy vendet për proceset integruese në Bashkimin Evropian. Dy autoritetet kanë vlerësuar nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur vullnetin e përbashkët për t'i dhënë impuls të ri zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.
Duke theksuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, Nano dhe Rupel janë shprehur se bashkëpunimi duhet të nxitet më tej për shkak të bazës ligjore të plotë të krijuar ndërmjet dy vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar praninë e kompanive sllovene në privatizimin e sektorëve strategjikë, të naftës e të gazit, si dhe bashkëpunimin dhe investimet në fushën e turizmit etj.
OSBE: 2005 vit i rëndësishëm për Kosovën
Kreu i OSBE-së njëkohësisht dhe ministër i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, i ka vlerësuar si të përmirësuara marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjatë takimeve me përfaqësues të qeverisë dhe shtetit shqiptar, Rupel ka vlerësuar se ky vit do të jetë tejet përcaktues për statusin e Kosovës. Gjatë takimit me Kryeministrin Nano, dy autoritetet kanë ndarë të njëjtin qëndrim për të ardhmen evropiane të Kosovës. Sipas tyre, “ky vit, është i rëndësishëm për statusin e Kosovës”. Një rol të rëndësishëm në përcaktimin e zhvillimeve të mëtejshme të Kosovës, sipas bashkëbiseduesve, do të luajë pjekuria e klasës politike dhe shoqërisë. Ndërkohë që Nano dhe Rupeli e kanë konsideruar inkurajues vullnetin e shfaqur në Kosovë për ndërtimin e një demokracie multietnike. Gjatë takimit me homologun e tij, Kastriot Islami, ministri i Jashtëm slloven tha se tashmë rajoni është bërë më i sigurtë dhe më i stabilizuar. Nga ana e tij, Islami tha se “tashmë në Kosovë vihet re një progres, ku vlen të theksohet angazhimi i qeverisë së Bajram Kosumit në drejtim të zbatimit të standardeve, ku do të theksoja në radhë të parë, atë që lidhet me kriterin e multicitetit dhe decentralizimit. Këto përbëjnë një hap të rëndësishëm të vlerësimit pozitiv të implementimit të tyre”. Gjithashtu, Islami ka shprehur qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me statusin e Kosovës. Sipas tij, “në përcaktimin e statusit do të marrin pjesë të gjitha grupet politike dhe etnike në Kosovë dhe vendimmarrja do të meret nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Moisiu Rupel diskutojnë për Kosovën dhe zhvillimet paraelektorale
Kryetari i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë ka diskutuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë mbi debatet e fundit në vendin tonë për përcaktimin e datës së votimit. Burimet kanë bërë të ditur se Rupel është shprehur se zgjidhja më e mirë do të ishte që për datën e zgjedhjeve të vendosej dita më e afërt në përputhje me Kushtetutën. Kjo do të shmangte dhe uljen e numrit të votuesve, pasi pushimet në këtë afat nuk do të kenë nisur. Në lidhje me këtë pikë mësohet se Moisiu, është shprehur se është në pritje të një vendimi të partive politike mbi ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në rast se ky ndryshim do të arrihet, atëherë Presidenti do të firmosë për një datë të pranueshme brenda muajit qershor. Por në rast se kjo nuk do të realizohet, atëherë konform Kushtetutës do të dekretohet data më e afërt. Në këtë mënyrë, në përcaktimet aktuale të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës data e zgjedhjeve do të jetë 3 korriku, që është diela më e afërt.
Sipas njoftimit të dhënë për shtyp nga Presidenca, biseda mes Moisiut dhe Rupelit u përqëndrua në procesin e ardhshëm zgjedhor, në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, si dhe në zhvillimet në rajon. Midis dy bashkëbiseduesve pati shkëmbim të gjerë pikëpamjesh në një atmosferë mirëkuptimi. Presidenti Moisiu dhe Rupel i cilësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Sllovenisë si të shkëlqyera dhe u shprehën për një zhvillim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën ekonomike dhe shkëmbimet mes bizneseve. Duke u ndalur te çështja e Kosovës, Presidenti Moisiu tha se përcaktimi i statusit nuk duhet vonuar, dhe se një zgjidhje e qëndrueshme e çështjes së Kosovës do të vijë nga vetë qytetarët e saj në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.