E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI zgjedh 121 anëtarët e kryesisë

12/04/2005  Komiteti Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka përzgjedhur dje anëtarët e Kryesisë së kësaj partie. KDK-ja ka zgjedhur dhe katër nënkryetarët e partisë. Dritan Prifti ka zëvrndësuar Pëllumb Xhufin pas përzgjedhjes së tij si zëvendëskryetar i partisë. Gjithashtu KDK-ja ka zgjedhur Edmond Haxhinastron sekretar të marrëdhënieve ndërkombëtare ky një post i sapokrijuar në këtë parti. Anëtarët e KDK-së kanë zgjedhur dhe kryetarin e tyre, Vitor Tusha. Gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së LSI-së deputeti Mustafa Muçi u tërhoq nga kandidimi për anëtar të këtij forumi, pasi, sipas tij, “LSI-ja ka në moton e saj ndryshimin e madh. Ky ndyrshim nuk vjen pa ndryshuar figurat kryesore të partisë. Ndërkohë që partitë e tjera janë përfshirë nga një sëmundje e vjetër e politikës që është marrë peng dhe vazhdon të bëhet peng e figurave që nuk janë të asnjëlloj morali nuk janë të asnjë lloj politik, por edhe personal”. Ndërkohë që kryesia e LSI-së përbëhet nga kryetari i partisë, Ilir Meta, zëvendëskryetari Pëllumb Xhufi, nënkryetarët Dritan Prifti, Sokol Axhemi, Filloreta Kodra, Sabit Brokaj, sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare Edmond Haxhinasto dhe anëtarët Sokol Nako, Sokol Dervishaj, Qemal Elezi, Ndre Legisi, Tokli Thomai, Ilir Dashi, Luzhiana Abazi, Limoz Dizdari, Fatos Klosi, Etleva Bisha, Edmond Panariti, Dritan Ylli, Brizida Gjikondi dhe Artan Koxhuku. Tashmë kjo kryesi do të përgatisë të gjitha hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë LSI-së në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj vere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›