Partitë dakord për miratimin e kodit të etikës

12/04/2005 Celibashi: “Partitë politike po rrezikojnë zgjedhjet”
Kryetari i radhës së OSBE-së, Dimtirij Rupel, nuk ka arritur t’i bindë forcat politike shqiptare për të dalë me një formulë të përbashkët, e cila do të bënte të mundur realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Burime nga tryeza shprehen se përfaqësuesit e forcave kryesore në vend nuk kanë rënë dakord për disa çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e Kodit Zgjedhor, si listat e zgjedhësve apo komisionerët në KQV dhe KZZ-të. Ndërsa kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi, ka kërkuar në tryezë marrjen e masave urgjente, pasi partitë nuk po i zbatojnë detyrimet. Sipas tij, partitë politike shqiptare akoma nuk po e marrin seriozisht zbatimin e Kodit Zgjedhor, duke rrezikuar të minojnë procesin e votimit të kësaj vere. “Të gjithë zotërinjtë politikanë në këtë tryezë duhet të kuptojnë se pa vullnetin e tyre zgjedhjet nuk do të kenë sukses. KQZ në asnjë rast nuk ka munguar të zbatojë ligjin zgjedhor”, tha Celibashi. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Sabit Brokaj, kryetari i PAA-së, Lufter Xhuveli, kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, Maks Begeja nga LZHK, ministri i MPVD-së, Ben Blushi, kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi dhe kryetari i lëvizjes “Mjaft!”, Veliaj, përreth dy orë informuan Rupel mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve.
Berisha
PD ka kërkuar në takimin informativ që komisioni hetimor parlamentar të bëjë kontrollin e qendrave të votimit në 6 qytetet për të parë korrektësinë e listave. Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha mbas takimit se i ka bërë me dije kreut të OSBE-së për listën elektronike si dhe për përpjekjet që, sipas tij, po bëhën nga maxhoranca për manipulimin e tyre. “Ne shtruam edhe problemin që lista elektronike është në dorën e PS-së. Kërkuam që komisioni hetimor parlamentar për listat të bëjë kontrollin e disa qendrave të votimit dhe në rast se do të gjejë gabime, kontrolli të shtrihet në gjashtë qytetet e mëdha dhe së dyti, kërkuam që deputetët të autorizohen që të regjistrojnë mbi bazën e dokumenteve zyrtare autentike, zgjedhësit“, tha Berisha. Nga ana tjetër, kreu demokrat u shpreh se i ka kërkuar mbështetje kreut të OSBE-së për amendamentet anti-Dushk si dhe kanë rënë dakord për nënshkrimin e kodit të sjelljes gjatë fushatës elektorale. “Kërkuam mbështetjen për amendamentin anti-Dushk, si një kusht për të garantuar barazinë e forcës elektorale të qytetarëve shqiptarë. U zotuam për nënshkrimin e një kodi të sjelljes për zgjedhjet e ardhshme“, tha Berisha.
Ruçi
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi, tha se në takimin e djeshëm me Rupel mazhoranca ka shprehur angazhimin e saj për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Sipas tij, është opozita dhe të zgjedhurit e saj lokalë që nuk kanë mbaruar regjistrimin e zgjedhësve dhe afishimin e listave, duke u bërë pengesë për procesin. Ruçi pranoi se është rënë dakord për miratimin e një Kodi Etike mes partive politike që do të zbatohet gjatë zhvillimit të zgjedhjeve. Gjithsesi, sipas sekretarit socialist, tha se nga PS-ja nuk do të pranohet amendamenti anti-Dushk i propozuar nga opozita. “Nuk mund të bëhen amendamente kur kanë filluar të zbatohen rregullat e lojës dhe kur kodi është zbatuar nga pozita dhe opozita. Ky amendament bie ndesh me Kushtetutën“, tha Ruçi.
LZHK hedh në tryezën e OSBE-së pretendimet për komisionerët
Kryetari i Grupit parlamentar të LZHK-së, Maks Begeja, tha për “Metropol” se në tryezën e djeshme i janë shfaqur kreut të OSBE-së edhe një herë shqetësimet e lëvizjes që ai përfaqëson për mungesën e komisionerëve në KQV dhe KZZ-të. “E informuam zotin Rupel për shqetësimet tona, që lidhen me mungesën e komisionerëve nga KZZ-të deri në KQV, shqetësime që i kemi bërë publike me kohë për monopolizimin e zgjedhjeve nga dy partitë e mëdha”, tha Begeja. Të njëjtin shqetësim e kanë paraqitur dhe përfaqësuesit e LSI-së. Në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, LZHK-së dhe LSI-së nuk u lejohet të kenë komisionerë në qendrat e votimit dhe KZZ-të. Nga ky proces përjashtohen dhe përfaqësuesit e LSI-së. Ndërkohë që përfaqësuesit e LZHK-së kanë shfaqur pretendimet e tyre për procesin zgjedhor, reformatorët janë bashkuar me ato çka ka kërkuar Partia Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, tha se edhe forca që ai përfaqëson ka të njëjtat pretendime dhe kërkesa që ka shfaqur kryetari i PD-së. Ndoka u shpreh se PDR-ja është dakord me amendamentin “anti-Dushk“ dhe se deputetët e saj do ta mbështesin PD-në në iniciativën e saj.
PD dorëzon te Pëllumbi “anti-Dushkun”
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike do t’i dorëzojë sot Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, amendamentin “anti-Dushk”, i cili ndalon kalimin e votave në proporcional nga partitë e mëdha drejt partive të vogla. Në një prononcim për "Metropol", Topi u shpreh se janë mbledhur firmat për këtë qëllim dhe se Pëllumbit do t'i kërkohet që ky amendament të kalojë me procedurë të përshpejtuar, që do të thotë që amendamenti duhet të fillojë shqyrtimin në komisione brenda dy javëve të ardhshme. Dërgimin e amendamentit e bëri të ditur një ditë më parë vetë kryetari i PD-së, Berisha, kur tha se hartimi dhe miratimi i një amendamenti të tillë bëhet në favor të zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. "Një ndër parimet elektorale të ndershmërisë dhe lirisë në zgjedhje është barazia e forcës elektorale të votës. Edhe një herë dua të theksoj se në angazhimin dhe përkushtimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme është dhe nisma për këtë amendament”, tha Berisha. Kundër miratimit të “anti-Dushkut” është shfaqur i gjithë spektri politik i majtë. Socialistët e kanë konsideruar atë si antikushtetues, ndërsa aleatët e PS-së, PAA dhe PSD, kanë deklaruar se do ta kundërshtojnë një nismë të tillë.