Shtyhet ankesa për qiratë e banesave
12/04/2005 Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë në shqyrtim ankesën e qiramarrësve të banesave shtetërore, por që iu janë njohur për t'iu kthyer pronarëve. Shkak për këtë ka qenë mungesa e avokatit të tyre, i cili ka paraqitur arsye shëndetësore. Ndaj dhe është parashikuar që mbledhja e ardhshme të jetë më 23 prill. Dje ishin të thirrur në rolin e palës së interesuar dhe përfaqësuesit e pronarëve të apartamenteve. Qiramarrësit e apartamenteve shtetërore, kanë kërkuar që të rrëzohet neni 9 i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, që parashikon se pas shtatorit këta familjarë duhet të paguajnë sipas vlerës së tregut për apartamentin ku jetojnë. Deri në këtë afat qiraja do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërsa brenda vitit 2007 qeveria duhet të gjejë një zgjidhje dhe për ta.