Kërkohet rritja e çmimit të truallit

12/04/2005 Gani Hoxha: Koeficienti i ndërtueshmërisë është shumë herë më i ulët se realiteti
Socialistët shprehen se fatura e kthim-kompensimit do të jetë tepër e lartë
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar ndryshimin e formulës së paraqitur prej Komitetit Shtetëror të Kthimit të Pronave mbi trojet. Gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Bujqësisë, Gani Hoxha ka shprehur shqetësimin për koeficientin e parashikuar në ndërtueshmërinë e një trualli, në Metodikën e vendosjes së çmimit të pronave, duke e cilësuar atë të ulët dhe jo konform realitetit. Sipas tij, vlera e këtij koeficienti nuk mund të jetë deri në 1.8, por edhe dy herë më shumë, pasi ky koeficient i përket 10 viteve të shkuara, kur nuk lejohej më shumë se 6 kate ndërtim, ndërsa sot kemi zona ku pallatet janë mbi 12 kate, ndaj dhe ndërtueshmëria është më e lartë. Hoxha është shprehur se ky koeficient duhet të shkojë deri në 5 dhe kjo e mbështetur në të dhënat e ekspertëve. Kjo është kundërshtuar nga socialistët, që kanë vlerësuar se rritja e koeficientit do të sillte dhe një rritje të faturës financiare, duke e bërë të papërballueshme. Madje, në këtë pikë, Ndriçim Hysa ka replikuar ashpër me kryetarin e Komisionit, Jemin Gjana.
Përplasja
Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Bujqësisë, është kërkuar që secila palë të paraqesë amendamente konkrete mbi Metodikën e Pronave. Në këtë kërkesë është përjashtuar mundësia që deputetët të paraqesin pika shtesë, pasi kjo do të sillte një çorientim të plotë të çështjes. Në këtë mënyrë, demokratët kanë pranuar se do të kërkojnë që për formulën e vendosjes së çmimit të tokës truall, koeficienti i ndërtueshmërisë të jetë më i lartë. Kështu, çmimi për 1 m2 truall në Tiranë tashmë do të shkojë 140 euro deri në 1120 euro. Ndërsa në Metodikën e paraqitur në Kuvend, çmimi i truallit në Tiranë parashikohet që të jetë 70 euro deri në 606 euro. Për këtë propozim të demokratëve, socialistët janë shprehur tërësisht kundër, duke paralajmëruar se debati në mbledhjen e radhës do të jetë dhe më i ashpër.
Vendimi
Në Komisionin e Bujqësisë është vendosur që në datën 19 të nisë diskutimi i radhës për Metodikën e kthimit të pronave. Anëtarët e Komitetit, kanë pranuar se vlerësimi i ndërtueshmërisë është bazuar në rregulloren ekzistuese. Megjithatë ata kanë pranuar se është e drejta e deputetëve që të ndryshojnë këto koeficientë. Pasi rregullorja është një vendim i qeverisë dhe nuk është një ligj i veçantë që kërkon amendimin. Megjithatë duket se deputetët kanë rënë dakord mbi formulën e parashikuar për çmimin e tokës bujqësore. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Bujqësisë nuk janë zhvilluar debate mbi këtë pikë, duke pranuar dhe faktin se baza e të dhënave është fitimi neto që nxjerr një tokë, si dhe koeficientët e tjerë të cilësuar konform standardeve.Toka bujqësore
1-5 euro
Toka turistike
40-28 euro
Toka truall urban
70-606 euro
OSBE shmang komentet mbi vlerën e tokës
OSBE i është shmangur një përgjigje konkrete, për formulat e çmimit të tokës në Metodikën e kthimit dhe të kompensimit të pronarëve. Burimet kanë bërë të ditur se duke iu përgjigjur letrës së Flamur Hoxhës, Prezenca shprehet se nuk ka kompetencë që të shprehet për formulat e çmimit dhe për zbatimin e tyre. Ndaj është kërkuar që për këtë pikë deputetët t'i drejtohen Bankës Botërore. Megjithatë OSBE ka pranuar se e ka studiuar një herë këtë Metodikë. Duke lënë të nënkuptuar se gjatë diskutimit në Komitetin Shterëror, OSBE ka dhënë konsensusin e saj. Në letër është zbardhur dhe ekzistenca e një projekti të veçantë, që do të shërbejë për zgjidhjen e problemit të pronave. Sipas OSBE, projekti përbëhet nga 5 pika të veçanta. Së pari, është paraqitja e metodikës prej Komitetit të Pronave. Pas kësaj duhet të vijohej me rishikimin e saj, që do të financohej nga Banka Botërore. Në këtë pikë duhet të jetë Komiteti Shtetëror që do të paraqiste referencat. Pas rishikimit prej ekspertëve të OSBE-së, Komitetit do t'i jepeshin vërejtjet. Megjithatë, deri më tani, të dy këto pika nuk janë kryer. Në fazën e tretë, parashikohet studimi në një zonë pilot, që do të financohej prej OSBE-së. Për këtë pikë mësohet se dhe Komiteti i Pronave ka parashikuar një studim konkret. Por, për këtë fazë do të pritet miratimi i Metodikës në Kuvendin e Shqipërisë. Me përfundimin e studimit do të nisë zbatimi konkret. Dhe vetëm pasi të jetë studiuar formula e përdorur do të nis studimi për të gjitha zonat e Shqipërisë, për të nisur dhe me zbatimin e të gjitha pikave. Argumentet i janë dorëzuar Komisionit të Bujqësisë, duke u nisur nga kërkesa që ka bërë nënkryetari Flamur Hoxha, i cili kishte shprehur rezerva mbi formulat e përdorura, pasi çmimet mund të jenë të larta dhe të pazbatueshme.