Juventusi befason Realin, siguron talentin Piazon
SHKRUAN: Jeton Selimi 28-01-2011 11:35
Juventusi konfirmoi blerjen e 17-vjeçarit argjentinas Lukas Piazon, i rritur në radhët e Sao Paolos, në atë që klubi e “pagëzoi” menjëherë si Kakanë e ri. Menjëherë pas përfundimit të operacionit Barzajli, bardhezinjtë siguruan një kontratë 5-vjeçare me atë që së bashku me yllin tjetër Nejmar konsiderohet si shpresa më e madhe e futbollit brazilian. Me këtë marrëveshje Juventusi befason edhe shumë skuadra të tjera të rëndësishme europiane, si Real Madridi, Çelsi apo Inter. Mendohet se për lojtarin është paguar shtatë milionë euro. Nuk dihet nëse futbollisti mund t’i bashkohet menjëherë “Zonjës së Vjetër”, pasi FIFA nuk pranon transferimin e lojtarëve më të vegjël se 18 vjeç.