Babë e bir, atentat ndaj të riut
Një i ri ka përfunduar në
koma në Spitalin Ushtarak,
pas një atentati nga
dy persona, tashmë të identifikuar.
24-vjeçari Ridian Kadriu
është sulmuar nga dy persona,
teksa po ecte te Rruga e Durrësit,
ndërkohë që policia ka shpallur
në kërkim të dyshuarit. Ende nuk
janë sqaruar rrethanat e kësaj
ngjarjeje të rëndë, ku qëllimi i
autorëve ka qenë vrasja e Kadriut,
e cila mendohet se ka ardhur pas
një konflikti të tij me të shpallurit
në kërkim. Policia tha se autorët
dyshohet se janë Isuf Hysenagolli
dhe djali i tij, Besmiri. Sipas të
dhënave zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës, ngjarja ka
ndodhur rreth orës 16:00 të dy
ditëve më parë, por denoncimi
është regjistruar pesë orë më
vonë, kur i dëmtuari ka dalë nga
koma. Burimet policore shpjeguan
se në orën 21.00 të së enjtes
ka bërë kallëzim Ridian Bajram
Kadriu, 24 vjeç, lindur në Dibër
dhe banues në rrugën "Lord Bajron",
banesë private, se në orën
16.00, në Rrugën e Durrësit, pranë
një lokali, nga persona të paidentifikuar
është goditur me mjete të
forta. Ai ka rrëfyer për uniformat
blu se është goditur në kokë e trup
dhe më pas ka humbur ndjenjat.
Kalimtarët e kanë dërguar në
spital dhe ndodhet në gjendje të
rëndë shëndetësore. Por, me të
regjistruar këtë kallëzim, policia
ka nisur punën për identifikimin
e autorëve. Sipas të dhënave hetimore,
u kryen veprimet procedurale,
ku rezultoi se autorët janë
Isuf Haxhi Hysenagolli, 43 vjeç,
dhe i biri Besmir Hysenagolli, 23
vjeç, lindur në Dibër dhe banues
në rrugën "Pandi Dardha". Policia
tha se sapo janë identifikuar është
ushtruar kontroll në banesën e
tyre, por nuk janë gjetur. Megjithatë
po punohet për kapjen
e tyre dhe sqarimin e plotë të
rrethanave të ngjarjes
koma në Spitalin Ushtarak,
pas një atentati nga
dy persona, tashmë të identifikuar.
24-vjeçari Ridian Kadriu
është sulmuar nga dy persona,
teksa po ecte te Rruga e Durrësit,
ndërkohë që policia ka shpallur
në kërkim të dyshuarit. Ende nuk
janë sqaruar rrethanat e kësaj
ngjarjeje të rëndë, ku qëllimi i
autorëve ka qenë vrasja e Kadriut,
e cila mendohet se ka ardhur pas
një konflikti të tij me të shpallurit
në kërkim. Policia tha se autorët
dyshohet se janë Isuf Hysenagolli
dhe djali i tij, Besmiri. Sipas të
dhënave zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës, ngjarja ka
ndodhur rreth orës 16:00 të dy
ditëve më parë, por denoncimi
është regjistruar pesë orë më
vonë, kur i dëmtuari ka dalë nga
koma. Burimet policore shpjeguan
se në orën 21.00 të së enjtes
ka bërë kallëzim Ridian Bajram
Kadriu, 24 vjeç, lindur në Dibër
dhe banues në rrugën "Lord Bajron",
banesë private, se në orën
16.00, në Rrugën e Durrësit, pranë
një lokali, nga persona të paidentifikuar
është goditur me mjete të
forta. Ai ka rrëfyer për uniformat
blu se është goditur në kokë e trup
dhe më pas ka humbur ndjenjat.
Kalimtarët e kanë dërguar në
spital dhe ndodhet në gjendje të
rëndë shëndetësore. Por, me të
regjistruar këtë kallëzim, policia
ka nisur punën për identifikimin
e autorëve. Sipas të dhënave hetimore,
u kryen veprimet procedurale,
ku rezultoi se autorët janë
Isuf Haxhi Hysenagolli, 43 vjeç,
dhe i biri Besmir Hysenagolli, 23
vjeç, lindur në Dibër dhe banues
në rrugën "Pandi Dardha". Policia
tha se sapo janë identifikuar është
ushtruar kontroll në banesën e
tyre, por nuk janë gjetur. Megjithatë
po punohet për kapjen
e tyre dhe sqarimin e plotë të
rrethanave të ngjarjes