Japonia, rekordi i jetëgjatësisë
Toka e Matuzalemit? Gjendet në
Lindje, madje në Lindjen e Largët
dhe identifikohet me fjalën "choju"
("jetë e gjatë"). Kohët e fundit Japonia
ka deklaruar se në këtë vend jetojnë 36276
njëqindvjeçarë, pjesa më e madhe e të
cilëve janë femra. Është një rekord dhe
statistikat flasin qartë. Për momentin,
arkipelagu mban vendin e parë në botë
për sa u përket lindjeve dhe jetëgjatësisë,
që mesatarisht shkon deri në 82 vjeç.
Por cili është sekreti? Dieta, sigurisht,
por edhe të qenit aktivë, aftësia e japonezëve
për t‘u përshtatur lehtësisht me
ambientin. Është një paradoks i çuditshëm
që japonezët janë njerëzit më jetëgjatë
në botë, sepse nga pikëpamja kulturore
kanë një ndjeshmëri shumë të fortë
ndaj përkohësisë së ekzistencës. Për ta
jeta është si një lule qershie, shumë e
bukur dhe jetëshkurtër. Por duke gërmuar
thellë-thellë, nga kjo ide e brishtë për
jetën shfaqet e kundërta e saj: vetëdija -
që e ka prejardhjen nga vizioni budist - se
jeta e shkurtër e një individi kompensohet
nga konsumimi i ushqimit natyror.
Prej shumë kohësh, një grup studiuesish
nga e gjithë bota po përpiqen të gjejnë
sekretin mbi jetëgjatësinë e japonezëve,
me qëllim që të përftojnë të njëjtat
rezultate edhe në Perëndim. Qendra e
këtyre studimeve është në Okinaua. Arsyeja
se përse është zgjedhur ky vend është
e thjeshtë. Nëse Japonia mban vendin
e parë për njëqindvjeçarët, rekordi kombëtar
është fokusuar te banorët e ishullit
të vogël në Paqësor: 5 për qind e japonezëve
që mbajnë mbi shpinë më shumë
se 100 vjeç jetojnë pikërisht aty, ndërsa të
sapolindurit, në momentin që lënë
vendlindjen, mund të jetojnë pa frikë deri
në moshën 86-vjeçare (nëse është grua)
ose 78 (nëse është burrë). Sipas ekspertëve
të "Okinawa Research Center for
Longevity Science", kjo mrekulli u detyrohet
sidomos zakoneve të të ushqyerit,
produkteve gjysmëvegjetariane dhe me
pak yndyrë. Disa prej këtyre studiuesve i
kanë publikuar në një libër rezultatet e
punës së tyre: "The Okinawa Diet Plan"
("Okinawa, Ishulli i Njëqindvjeçarëve",
Sperling&Kupfer, 2008). Ky libër mund të
përmblidhet shkurt me tre slogane:
"kuten gwa" ("porcione të vogla"), "hara
hachi bu" ("të ngrihesh nga tavolina pa u
ngopur") dhe "nuchi gushi" ("të ushqehesh
njësoj sikur ushqimi ka veti kuruese").
Gjithashtu, ka dhe mjaft këshilla
ushqyese: të konsumosh shumë çaj, kastravecë,
sallatë jeshile, portokaj, mollë,
kunguj, kos pa yndyrë e alga dhe në
mënyrë të kufizuar banane, patate,
peshk, oriz, makarona, drithëra dhe mish
pule. Ushqimet që nuk duhen konsumuar
pothuajse kurrë janë: biskotat,
arrat, çokollatat, gjalpi dhe vaji. "Duhet
të bëjmë shumë kujdes me ushqimet e
yndyrshme. Në tërësi, dieta e Okinauas
nuk ndryshon shumë nga ajo mesdhetare:
ka shumë zarzavate, fruta dhe
karbohidrate. Natyrisht që ka shumë
ndryshime në llojet e ushqimeve. Okinaua
është një ishull tropikal dhe aty
produktet e tokës kanë një cilësi dhe
shije unike. Yndyra prej peshkut dhe
mishit është pak a shumë e ngjashme:
shumë omega-3 (acide yndyrore të cilat
janë cilësuar si shumë të rëndësishme
për mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare),
kalcium, magnez dhe fosfor.
Pak kripë", thotë një nga autorët e bestsellerit
që tregon përmes figurave ilustruese
se si të ushqehesh sipas traditës
së ishullit japonez. Por cili është çelësi i
suksesit? Në Japoni njerëzit janë mësuar
të ushqehen gjithmonë duke "u kursyer".
Të konsumosh pak, pa e tepruar: ushqimet
e freskëta janë receta për të qenë
në formë të shkëlqyer. Dëshiroj t‘u jap
disa këshilla për ushqimet: duhet të konsumoni
sa më pak të mundeni. Atëherë,
nëse nuk mund të bëni ndryshe, pra të
konsumoni pak, provoni ushqimet integrale.
Edhe ballkanasit kanë zakone të mira
të të ushqyerit. Por pse nuk jetojnë gjatë
si japonezët? Ndoshta për t‘i arritur do të
mjaftonte shumë pak, të mësojnë të konsumojnë
ushqime me sojë. Të zëvendësojmë
gjalpin me margarinat e reja, në
mënyrë që të luftojmë kolesterolin e dëmshëm.
Të pimë shumë qumësht, por
vetëm nëse është i skremuar dhe të bëjmë
sa më pak jetë sedentare. Në Okinaua nuk
ekzistojnë njerëz të shëndoshë, janë të
gjithë të dobët dhe shumë aktivë fizikisht",
thotë studiuesi. Ky është stili i jetës
së Tomoji Tanabe, 113 vjeç, burri më i
vjetër i Japonisë dhe botës. Tanabe jeton
ende në të njëjtin qytet - Miyakonojo, në
prefekturën jugore të Miyazaki - tek i cili
lindi më 18 shtator të 1895-ës. Mes familjarëve
dhe miqve ai është shprehur:
"Ende nuk kam dëshirë të vdes". Ndërsa
atyre që kërkojnë sekretin e jetëgjatësisë
u përgjigjet qetësisht se është mirë të
shmangin duhanin dhe alkoolin. Një recetë
e thjeshtë, apo jo? Por vallë a është
vërtet ky sekreti, eliksiri për një jetë të
gjatë?
"Menyja? Fruta, zarzavate, alga dhe peshk"
Një ushqim i shëndetshëm që vjen
nga kopshti i shtëpisë, përmban
brenda shumë diell dhe pak stres.
Me pak fjalë: është një qenie në harmoni me
natyrën". Profesoresha Chikako Usuli, docente
sociologjie në Universitetin e Missouri-
St Luis, eksperte e gerontologjisë, tregon
arsyet që e kanë çuar Japoninë të arrijë maksimumin
e jetëgjatësisë dhe mirëqenies.
Mos vallë është sushi sekreti i
ushqimit të lehtë e të shëndetshëm
japonez?
Personalisht sushi më pëlqen shumë
dhe e konsumoj shpesh. Por mendoj se
janë pjatat e tjera që favorizojnë një jetë të
gjatë.
Mund të jepni shembuj?
Pjesa më e madhe e njëqindvjeçarëve
jeton në zonat rurale dhe ishujt jugorë, si
Okinaua. Pse, do të pyesni ju? Sepse këto
janë zonat ku mbijetojnë traditat. Në fushën
e të ushqyerit do të thotë se ushqimet
vijnë nga të njëjtat zona banimi: as nuk importohen
dhe as nuk janë industriale.
Por cilat janë këto ushqime çudibërëse?
Frutat dhe zarzavatet tropikale, ose ato
me ngjyra të ndezura. Duke qenë se janë
rritur "në shtëpi", janë të pasura me vitamina
dhe antioksidues, ndryshe nga produktet
e vjela, gjysmë të pjekura. Gjithashtu
këshilloj konsumimin e djathit dhe fasuleve
të sojës, që ngadalësojnë plakjen,
peshk të pasur me acide yndyrore omega-
3, sardele, salmon, ton i freskët, peshk
shpatë. Të këshillueshme janë edhe ushqime
e pjekura në hell, sepse të mbrojnë
nga problemet kardiovaskulare,
zvogëlojnë rrezikun e diabetit dhe të disa
lloje tumoresh. Algat janë gjithashtu mjaft
të ushqyeshme. Në Japoni ka disa lloje, të
gjitha janë të pasura me kalcium dhe
parandalojnë osteoporozën. Në fund vjen
çaji jeshil, i cili është i famshëm për vitaminat
dhe agjentët antioksidues.
Mjafton të përziesh dietën mesdhetare
me atë japoneze, për t‘u
ndier më mirë?
Nuk është problem çfarëdolloj diete e
zgjedhur. Dietat japoneze janë të famshme
për "varfërinë" e kalorive. Nëna ime më
thoshte gjithmonë: "Hara haxhi bu" dhe
nuk ke nevojë për doktor. Ose më saktë: ngrihu
nga tavolina para se të ngopesh. Ushqimi
i tepërt është i dëmshëm për organizmin
dhe duke u bashkuar me stresin mund të
shkaktojnë dëme të pandreqshme.
Vetëm në Japoni plakja e
njerëzve po shënon një përmirësim
të kushteve të jetesës, ndërkohë që
në shoqëri të tjera është diçka problematike...
Është e vërtetë. Megjithatë, problemet
që ngre një shoqëri për plakjen nuk janë
aspak të pazgjidhshme.
Pse femrat jetojnë më gjatë se
meshkujt?
Qesh dhe më pas përgjigjet: "Gjenetikisht,
meshkujt janë një qenie më e dobët
dhe varen nga femrat. Femrat janë më të
forta, duhet të lindin fëmijë dhe për këtë
arsye natyra i ka bërë më rezistente. Në
pjesën më të madhe të rasteve janë femrat
që kujdesen për shtëpinë dhe familjen. Kjo
është ajo që i bën të kenë jetë më të gjatë".
Deri në ç‘moshë mendoni se do
të jetoni?
Besoj rreth 120-125 vjeçe. Shpresoj që
me jetën e gjatë të gëzojmë dhe shëndet
të mirë.