Majko: ‘Fazliç‘, një bombë me sahat
Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, deklaron se fenomeni Fazliç është një bombë me sahat për qeverinë "Berisha". Në një intervistë ekskluzive për "Shqip", ai thotë se qeverisë i takon të zgjedhë, nëse do ta çmontojë me kujdes aq sa mundet, ose ta shpërthejë. "Unë kam përshtypjen se do ndodhë kjo e dyta", thekson Majko. Gjatë rrëfimit të tij, anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste thotë se ecuria e hetimeve për trafikun e armëve do të ketë goxha probleme, pasi nuk është një çështje e lehtë. Teksa i referohet rreshtimit të ministrave përballë Fazliç, ish-kreu i dikasterit të Mbrojtjes vlerëson se "ta komentosh duke thënë se është e turpshme, është shumë pak". PD, mendon ai, bën shumë gabim që përpiqet të justifikohet pas emrit të Tom Rixh, për të servirur në mënyrë të moderuar marrëdhëniet e biznesit që ka krijuar me fenomenin Fazliç. Teksa komenton marrëdhëniet e acaruara mes SHBA dhe Berishës, Majko konstaton se kjo është historia e këtij individi me emrin Sali Berisha. Duke iu referuar klimës brenda opozitës, Majko mendon se koordinimi mbetet një moment i hapur gjithmonë brenda opozitës dhe shpreson që e gjithë kjo histori të ketë një konkluzion pozitiv pas zgjedhjeve të vitit 2009. Majko insiston se largimi i Berishës tanimë mbetet të realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të ardhshme teksa shikon të pamundur rrëzimin përmes mocionit apo protestave. Te pozicionimi i ri i ish-kryeministrit Fatos Nano në raport me kreun socialist, Rama, Majko nuk beson të ketë histori paktesh. "Në këtë rast mendoj se mund të jetë histori njerëzore dhe kaq", shprehet ai.
Zoti Majko teksa po i afrohemi zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, gjithnjë e më tepër klima politike po shkon drejt konfliktit, akuzave dhe kundërakuzave. E shikoni të natyrshme këtë që po ndodh, apo këtë herë ka filluar pak më herët se zakonisht?
Mendoj se ka filluar pak më herët se zakonisht. Kjo për arsye sepse me ndryshimet kushtetuese, natyrshëm ka ndryshuar edhe sistemi politik. Në një mënyrë apo një tjetër, ka edhe një lloj pasigurie në marrëdhëniet që partitë e mëdha apo të vogla kanë me këtë sistem. Është një kostum i ri, që po shikohet ku rri ngushtë dhe ku gjerë, nëse mund të shprehemi me një gjuhë deri-diku ironike. Por, gjithsesi, marrëdhëniet deri-diku fluide janë pak të ndryshme nga ajo që partitë kanë krijuar me sistemin mazhoritar, ku njerëzit e lidhnin votën e tyre me fytyrën e një individi, tani gjërat janë më të hapura. Kjo në një mënyrë apo një tjetër e ka bërë politikën të tkurret, të tkurret në marrëdhëniet me publikun. Pa dashur të zgjatem mendoj se nxehja e situatës lidhet edhe me këtë. Të mos harrojmë se nuk është miratuar kodi zgjedhor, ka një varg problematikash në vazhdim dhe gjithsesi ngërçet e natyrave të tilla, në një mënyrë apo tjetër do të sjellin një nxehje të situatës politike. Nuk duhet të harrojmë edhe anën tjetër të medaljes, që ka të bëjë me një mbingarkim nga ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit, duke filluar që nga ajo e Gërdecit deri te fenomeni Fazliç. Gjasat janë që temperatura me afrimin e zgjedhjeve nuk do të ketë ulje, por në të kundërt.
Pak kohë më parë, u duk se PS dhe PD po punonin për reformat, por situata precipitoi me vdekjen e papritur të dëshmitarit kyç të trafikut të armëve, Kosta Trebicka. Sa mendoni se e dëmtoi kjo vdekje ecurinë e hetimeve për këtë çështje?
Mendoj se çështja është shumë më e gjerë sesa rrëfimi i një dëshmitari. Pavarësisht dëmit që i solli vdekja e Kosta Trebickës çështjes, mendoj se edhe kjo ngjarje e rëndoi situatën në vazhdim. Edhe tani që flasim, "ftesa në gjueti" mbetet një shprehje ironike, që përdoret si në publik ashtu edhe në marrëdhëniet njerëzore të politikanëve. Mendoj se ecuria e hetimeve do të ketë goxha probleme në vazhdim, pasi nuk është një çështje e lehtë. Për më tepër që është një çështje ku janë implikuar një sërë institucionesh shtetërore.
Duke mbetur te kjo çështje, zoti Mediu tanimë është pa imunitet, por ende nuk kemi parë një konkluzion të organit të akuzës për ta përfshirë ish-ministrin në përgjegjësi direkte. A keni besim se kjo mund të ndodhë, apo si zakonisht shqiptarët do shohin ta pësojnë vetëm ato çka cilësohen "koka të vogla"?
Kjo është një çështje në hetim, është ende herët të flasësh lidhur me mënyrën se si do të procedojë prokuroria, lidhur me këtë çështje. Ajo që mund të thuhet është fakti se nga Gërdeci te trafiku i armëve apo Fazliçi po krijohet qartësia e një vrime të zezë, me të cilën në një mënyrë apo një tjetër janë krijuar marrëdhëniet e qeverisë me një rang lidhjesh me persona të dyshimtë, ku fjala gangster është shumë e moderuar për t‘u shprehur.
Zoti Majko, do të mjaftonte ndalimi për pak kohë i shtetasit Damir Fazliç nga policia në Bosnje që ky personazh të kthehej në debatin e ditës në Shqipëri. Cili është mendimi juaj rreth mistereve që rrethojnë këtë figurë dhe deklarimeve të tij?
Kam lexuar një libër të një kolegu të nderuar, Shaqir Vukaj, që ka qenë edhe ambasador në Moskë. Ai ka pasur mundësinë të njihet me disa nga arkivat e vjetra të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Është interesante të shikohet se si Stalini pyeste me interes se çfarë ishte Shqipëria dhe çfarë ishin shqiptarët. Nga ana tjetër, ata që jepnin përgjigje për pyetjen ishin serbët, të cilët përpiqeshin t‘i shpjegonin numrit një të Bashkimit Sovjetik se kush ishin shqiptarët, nga vinin e sa burra të mirë ishin. Në marrëdhënien e shqiptarëve me miken e tyre strategjike, SHBA, deri më sot në ndërtimin e kësaj miqësie serbët kanë qenë inekzistent. Për më tepër, pas luftës më të rëndësishme që kanë bërë shqiptarët që pas pavarësisë së tyre, pra çlirimi i Kosovës nga Serbia. Mendoj se të futësh ndërmjetës një serb, siç është Fazliçi, për t‘u treguar amerikanëve se sa burra të mirë janë shqiptarët, në një mënyrë apo një tjetër do të thotë të risjellësh hijen e Dushan Mugoshës, apo të ndërmjetësve të dikurshëm serbë. Kjo është një skenë shumë e vjetër e që luhet nga lojtarë fatkeqësisht të vjetër aktualisht në Shqipëri. Ata janë produkte të fundit të luftës së ftohtë që kemi lënë pas dhe që nuk kanë arritur të kuptojnë frymën e re që po ndërtohet në rajonin e Ballkanit. Mendoj se ajo që ka ndodhur me qeverinë shqiptare, në rastin e fenomenit Fazliç, të thuash gafë është shumë pak. Koha do ta tregojë se si dhe sa është implikuar qeveria me këtë gangster politik, i cili për një moment të caktuar thuajse thuri me ironi një pjesë të rëndësishme të dinjitetit tonë dhe shtetit shqiptar. Megjithatë, mendoj se ky është një mësim i mirë, mësim i cili duhet parë kështu siç është.
Kemi qenë dëshmitarë të pamjeve filmike, por edhe fotove, ku Fazliç "rreshton" në raportim një sërë ministrash dhe funksionarësh ushtarakë, mbledhje e ngjashme me "këshillin e sigurisë kombëtare". Ju keni qenë ish-kryeministër dhe ish- ministër i Mbrojtjes si e konsideroni atë takim në Ministrinë e Mbrojtjes?
Ta komentosh, duke thënë se është e turpshme, është shumë pak. Megjithatë, kjo është ajo që mund të shikohet nga kamerat e një televizioni, ajo çka ka ndodhur realisht është më e thellë. Vetëm një moment i trajtimit të fenomenit Fazliç. Të mendosh se një djalë 30-vjeçar për tre vjet, me një plan biznesi arrin 50 milionë euro në Shqipëri, tregon se ai ka diçka më tepër se një marrëdhënie miqësore me strukturat e larta drejtuese të shtetit shqiptar. Nuk është një "mik", por për fat të keq është më shumë se një "mik". Përfaqësuesit e Partisë Demokratike bëjnë shumë gabim që përpiqen ta implikojnë politikën amerikane me rastin Fazliç, qoftë këtu duke përdorur edhe emrin e Tom Ridge. Në një mënyrë apo një tjetër nëse nuk kanë arritur ta kuptojnë, do ta kuptojnë shumë shpejt se SHBA dhe politika e saj ndryshe nga Evropa nuk janë produkt i historisë, por i një filozofie. Nuk janë politikanët ata që bëjnë Amerikën, por është Amerika ajo që prodhon politikanë. Mendoj se e kanë tepruar, duke përdorur emrin dhe politikën amerikane për të servirur në mënyrë më të moderuar marrëdhëniet e biznesit që kanë krijuar me fenomenin e tipit Fazliç. Kjo është një ngjarje që hap pas hapi do të qartësohet dhe emri i Tom Ridge mbetet një emër e asgjë tjetër.
Po sa i takon raportimit që i bënë ministrat, a cenohet siguria kombëtare nga rrjedhja e informacioneve sekrete?
Mbase mund të ketë pasur, por për aludime të natyrave të tilla duhet të jesh i kujdesshëm për t‘i hedhur në media. Duhet të jem i sinqertë në këtë pikë. Fakt është se një individ, i cili vjen nga klanet më të errëta të politikës serbe, të luftës civile të ish-Jugosllavisë, u shtrua këmbëkryq për disa momente në tavolinat më të rëndësishme të politikës shqiptare. Kjo nuk u bë thjesht se dikush nuk kishte informacion, pasi besoj se është bërë me vetëdije të plotë. Por e përsëris që do të zbardhet hap pas hapi.
Prej ditësh funksionarët më të lartë të qeverisë dhe mazhorancës po shfaqen publikisht për të mbrojtur figurën e Fazliç. Është arritur deri aty sa të sulmohet ashpër puna e kryeprokurores Ina Rama, për të cilën u paralajmërua një komision hetimor....
Kjo nuk mendoj se duhet të përbëjë diçka shqetësuese. Në thelb vetëm reflekton një moment diskreditues dhe kaq. Në vazhdim, mbrojtja e fenomenit Fazliç nga ana e qeverisë do të jetë një bombë me sahat, të cilën thënë në mënyrë ironike e ka kurdisur vetë kjo qeveri. Tani i duhet të zgjedhë midis çmontimit të saj me kujdes, aq sa mundet, ose shpërthimit të saj. Unë kam përshtypjen se mund të ndodhë kjo e dyta.
Ju zoti Majko jeni përfshirë edhe personalisht në debatin për Fazliç, madje ju akuzuan se keni qenë pro serb, duke penguar luftën në Kosovë...
Në fakt në këtë histori ironike që po zhvillohet edhe në marrëdhënien me median ky është një element i pritshëm. Të deklarosh Fazliçin mik dhe ata që e deklarojnë të tillë të të akuzojnë me lloj-lloj fantazish, ky mendoj se është kompliment për kohën e çmendur që kalojmë. Mendoj se kjo ia vlen të kuptohet kështu siç është. Për fat të keq, Fazliç nuk është një fenomen që thjesht ndodhi si aksident. Ai vjen nga një eksperiencë e çuditshme që ka trokitur herë pas here, deri diku në mënyrë fatale në historinë e Shqipërisë. U duk se vitet ‘90 do ta mbyllnin këtë kapitull, por çuditërisht kjo u rihap përsëri me historinë e trafiqeve të armëve, me historinë e naftës, duke u futur deri në librat e dëshmive të liderëve serbo-malazezë. Mendoj që justifikimet se nafta që iu dha "makinës serbe" u përdor për "të ngrohur" Kosovën, mbeten kaq naive, sa edhe akuzat e atyre që janë vënë nën akuzë. Me këto histori ia vlen të merresh për të treguar krizën e thellë të një tufe njerëzish që po ikin. Thjesht po ikin. Ikja e tyre nga pushteti e ka një dramë, problemi është që drama e tyre të mos kthehet në dramë të shqiptarëve.
Zonja Rama u zgjodh si propozim i shumicës në pushtet, por tanimë po akuzohet se po përdoret politikisht. Ju si do ta përshkruanit punën e saj në drejtim të organit të akuzës?
Konflikti në fakt është i natyrshëm. Është konflikti mes ligjshmërisë dhe joligjshmërisë. Nuk është konflikt që ka naivitetin e "Big Brother" midis "Ina aspirinës" dhe "Sali trinitrinës". Mendoj se konflikti është shumë serioz dhe duhet kuptuar po si i tillë. Pra është mes një institucioni që kërkon ecurinë mbi ligjin dhe Kushtetutën, siç është rasti i Prokurorisë së Përgjithshme dhe në krahun tjetër kemi qeverinë, e cila është totalisht e implikuar. Ajo që e bën më të rëndë këtë problem, është fakti se kjo qeveri, që ka një konflikt të hapur interesi me drejtësinë, kërkon të "zhvillojë" reformën e drejtësisë. Kjo e bën procesin edhe më të komplikuar, sepse ndoshta për herë të parë, në mënyrë të kamufluar, përmes fjalës reformë, pikërisht synohet të zhvillohet procesi i nënshtrimit të drejtësisë.
Cili është vlerësimi juaj për deklarimet e shumta të faktorit ndërkombëtar në këto ditët e fundit. Sërish shohim zotin Berisha në konflikt për diplomacinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Kjo është historia e këtij individi, me emrin Sali Berisha. Ai e fillon pushtetin me dashuri amerikane dhe e mbyll me dashuri gjermane. Bëj shaka. Problemi është se gjithë faktori ndërkombëtar është pozicionuar qartazi në krahun e Prokurorisë së Përgjithshme. Nuk është çështja për të mbrojtur një njeri, por një cilësi të rëndësishme të demokracisë shqiptare. Marrëdhënia me drejtësinë mbetet jetike për fatet e ndërtimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Padyshim që ka shumë njerëz që kanë rezerva të jashtëzakonshme për korrupsionin në drejtësinë shqiptare, për nivelin e shërbimit që ofron Shqipëria, për vendimet shpesh të dyzuara që ka dhënë për çështjen e pronave. Por mendoj se në këtë moment njerëzit duhet të arrijnë të kuptojnë esencën e përplasjeve midis prokurorisë dhe qeverisë, esenca e paligjshmërisë, e përplasjes midis saj dhe ligjshmërisë. Besoj se publiku shqiptar do ta kuptojë qartë se në cilën anë duhet të qëndrojë.
Nëse i referohemi këtij korrupsioni që thoni, a mendoni se është i drejtë propozimi i shumicës në pushtet për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve?
Dje, së bashku me kolegë, kemi qenë në një tavolinë të rrumbullakët të organizuar nga zoti Bufi dhe zoti Rusmali, me shumë figura të nderuara të jurisprudencës, ku u hap edhe çështja e imunitetit të përfaqësuesve të drejtësisë. Mund t‘u them se me respekt të plotë kam dëgjuar mendimet e tyre, të cilat kishin të bënin me një "jo" të fortë për sa i takon heqjes së imunitetit për prokurorët dhe gjyqtarët. Çështja e imunitetit është menduar si balancë midis ekzekutivit, legjislativit dhe pushtetit të drejtësisë. Ky imunitet realisht është ndërtuar si një "siguresë" për të shmangur çdo lloj çmendurie që mund të ndodhë në marrëdhëniet midis pjesëve të sistemit. Mund t‘ju duket ironi, por shpesh në komisionin e Kushtetutës në vitin 1998, ku kam qenë anëtar, kur diskutohej elementi ekstrem i zhvillimit të situatave dhe krizës brenda sistemit, merrej si shembull krejt natyrshëm eksperienca e mëparshme e presidencës së zotit Berisha. Sot ne kemi një njeri, i cili ka hyrë natyrshëm në konflikt me sistemin e drejtësisë që ka prodhuar kjo Kushtetutë. Është vënë në diskutim ekzistenca e sistemit përballë një fenomeni të vjetër, të njëjtë me atë që ka pasur situata në vitet 1992-1997.
Kalojmë tek opozita zoti Majko. Nëse deri dje mund të mendohej një afrim apo "armëpushim" mes PS-së dhe LSI-së, sot kjo duket e pamundur. A mos vallë po ndodh ajo çka ju e keni thënë më parë, pra rreziku që situata në opozitë të çojë te largimi i qytetarëve nga kutitë e votimit?
Kjo është një histori që po zhvillohet ashtu siç e kam thënë. Mendoj se koordinimi do të mbetet një moment i hapur gjithmonë brenda opozitës. Në mënyrë të natyrshme, duke qenë në opozitë së bashku, por edhe si pasojë e rritjes së temperaturës politike me afrimin e zgjedhjeve parlamentare. Shpresoj që e gjithë kjo histori të ketë një konkluzion pozitiv, pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Kryesisht mes Ramës dhe Metës ka filluar publikisht debati se cili është më radikal ndaj Berishës. Ku mendoni se e çon të majtën ky lloj debati?
Me këtë që po ndodh në politikën shqiptare, të jesh radikal përballë Berishës është shumë pak. Mendoj se Berisha është një njeri në ikje. Edhe fakti i çuditshëm që një qeveri në ikje merr përsipër të privatizojë të gjitha aksionet shtetërore në shoqëritë aksionare tregon se kemi të bëjmë me njerëz që janë në ikje. Është një psikologji, e cila në një mënyrë, apo në një tjetër shprehet në vendimmarrje të karaktereve të ndryshme. Berisha po rishfaqet ai që ka qenë, një kujdestar i shqiptarëve, duke u përpjekur t‘u thotë të huajve se vetëm ai mund ta rregullojë e të mbajë qetësi këtë vend. Është i gatshëm ta shfaqë vendin e tij si koloni energjetike, duke akuzuar si antiglobalist çdo njeri që i bën thirrje për kujdes, të natyrave që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. E kam fjalën kur flet me entuziazëm të papërtuar për TEC-et bërthamore. Kjo është një histori që natyrshëm do ta ketë fundin e vet në zgjedhjet e vitit 2009.
A besoni zoti Majko se Kryeministri Berisha mund të largohet me mocion mosbesimi e protesta popullore, apo duhet pritur ndëshkimi me votën e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2009?
Gjashtë muaj para zgjedhjeve, nuk besoj që kjo të ndodhë. Për arsye nga më të ndryshmet, përfshi edhe ato psikologjike të afrimit të zgjedhjeve dhe polarizimit të dukshëm që ndodh në të tilla raste. Për më tepër nuk shoh ndonjë entuziazëm brenda Partisë Demokratike, që të ketë krijuar logjikën e faktorizimit dhe alternativës përballë Berishës. Ky është një njeri që e ka "rritur" këtë parti për kaq vjet dhe është shumë e vështirë të gjesh në PD natyra të tilla zgjidhjesh. Ndaj po e përsëris se do të jetë viti 2009 që do të vendosë pikat mbi "i" sa i takon këtij problemi.
Muajt e fundit ndodhi edhe konkretizimi i subjektit të ri politik PS91 dhe rreshtimi i zotit Koçi është i dukshëm kundër PS-së. A do të ketë kosto Partia Socialiste nga kjo ndarje e re, pas asaj që çoi në krijimin e LSI-së?
Kjo është një histori, por që është ende herët për ta komentuar.
Në këtë kohë akuzash e kundërakuzash mes opozitës, si do ta konsideronit qëndrimin e zotit Fatos Nano. A mendoni se është konsoliduar një pakt "mossulmimi" mes tij dhe kreut socialist Edi Rama?
Jo, jo, nuk besoj të ketë histori paktesh. Në këtë rast mendoj se mund të jetë një histori njerëzore dhe kaq.
Sa i takon daljes në zgjedhje, cila mendoni se do të ishte formula më e mirë dhe që garanton fitoren në zgjedhjet e ardhshme për të majtën?
Ne të majtët në përgjithësi jemi si puna e fjalëkryqeve në të tilla raste. Këtë mbase do ta merrni vesh në momentin e fundit, madje ndonjëherë edhe në minutën e fundit.
Reforma zgjedhore, zoti Majko, është deklaruar se do të mbyllet brenda tetorit. Sa mendoni se do të jetë e suksesshme kjo ndërhyrje?
Në Kodin Zgjedhor duhet thënë që në një mënyrë apo në një tjetër shkruhen rregullat e lëshimit dhe marrjes së pushtetit. Të diskutosh këto rregulla me doktor Berishën nuk është e lehtë. Aq më tepër kur ai e ka të qartë pothuajse rezultatin e vitit 2009. Kujtoj se edhe për zgjedhjet e vitit 2005, në një moment sinqeriteti në Parlament, Berisha deklaroi se shumicën në Shqipëri e ka e majta. Edhe në vitin 2005, kur ne u larguam nga pushteti, kishim së bashku me faktorët e tjerë të majtë, shumicën e votave. Mendoni se si do të jetë rezultati në vitin 2009. I gjithë shqetësimi i natyrshëm është te koordinimi i faktorëve të majtë. Në një mënyrë apo një tjetër, votuesit do të jenë ata që do të thonë në çdo rast fjalën e fundit.
Së fundi, si e konsideroni debatin për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe a do të ishte e përshtatshme që kjo të ndodhë para zgjedhjeve?
Problemin më të madh që kemi aktualisht si politikë është të heqim qafe eminencën gri të luftës së ftohtë. Politikanët e skemave të vjetra duhet të largohen për një arsye shumë të thjeshtë, këto skema kanë rënë. Kanë rënë në vitin 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë. Tani nuk mbetet gjë tjetër vetëm t‘i përshëndesim e t‘u themi: Shkoni në shtëpi!