Itali, dhunë raciste ndaj shqiptarit
Një shqiptar ka rënë pre
e urrejtjes raciste të një
italiani dy net më parë,
duke u plagosur rëndë.
Stefan M., shqiptari 19-vjeçar, i
cili 15 vitet e fundit po jetonte në
Itali, është bërë viktimë e "urrejtjes
raciste" të një të riu italian në stacionin
hekurudhor të Cogoletos
në Gjenovë të Italisë. Sipas medias
italiane, fillimisht dy të rinjtë janë
grindur mes tyre dhe më pas i riu
italian e ka goditur në kokë 19-
vjeçarin me mbajtësen e hekurt të
teleskopit. Stefani ka rënë në tokë
pa ndenja. Falë ndihmës së miqve
të tij është dërguar në spitalin e
"San Martinos" në Gjenovë. Burimet
policore bënë të ditur për mediat
italiane, se mjekëve iu është
dashur të kryenin një ndërhyrje
kirurgjikale në kokë, por gjendja
shëndetësore e Stefanit, vetëm 19
vjeç, është shumë kritike. Bluzat e
bardha të spitalit italian thonë se
adoleshenti po mbahet në koma
farmaceologjike në repartin e
neurokirurgjisë.
Por, ngjarjen e bën edhe më
tronditëse fakti se krimi ishte
paralajmëruar. Agresori 25-vjeçar
(emri i tij nuk është publikuar), e
kishte kërcënuare dhe më parë të
riun me kombësi jo të njëjtë me
të. Ai ishte skeduar nga policia
për disa vepra penale. Madje, Stefani
kishte denoncuar në polici
25-vjeçarin italian për kërcënime
raciste të llojit: "herët a vonë do
të të vras shqiptar i ndyrë". Duke
u referuar te një media lokale
italiane, edhe në momentin kur
25-vjeçari kishte sulmuar me
mbajtësen e hekurt të teleskopit
adoleshentin, kishte bërtitur
"Shqiptar i ndyrë". Prokuroria
e Gjenovës ka hapur një hetim,
i cili drejtohet nga prokurorja
Maura Macio. Kërcënimet e
njëpasnjëshme raciste, që i ishin
bërë shqiptarit, janë vërtetuar
edhe nga motra e tij. Anjeza M.,
25 vjeçe, ka deklaruar për mediat
italiane se kohët e fundit, italiani
ia kishte bërë jetën ankth vëllait
të saj. "Madje, në të kaluarën
vëllai im e ka denoncuar disa
herë në polici, por asnjëherë
nuk është marrë ndonjë masë
ndaj 25-vjeçarit, i cili vazhdimisht
e kërcënonte se do ta vriste",
deklaroi motra e të dëmtuarit.
Gjithashtu, Anjeza shtoi se pak
para ngjarjes, shqiptari nuk u
ishte përgjigjur kërcënimeve të tij
dhe thjesht i ishte shmangur, por
i riu e kishte ndjekur, duke e goditur
me mjete të rënda në kokë.
"Stefani nuk ka rënë menjëherë
përtokë, por ka mundur të shkojë
deri te makina dhe pas kësaj i ka
rënë të fikët", tregoi një shqiptar
tjetër, prezent në vendngjarje.
Megjithatë, prokuroria italiane
ka deklaruar se po punon për
këtë ngjarje dhe ka nisur punën
për kapjen e italianit. Gjithashtu,
po hetohet edhe neglizhenca për
denoncimet e bëra më parë nga
shqiptari. Rastet e akteve raciste
në Itali nuk janë më të rralla, kjo
edhe falë politikave acaruese
që po ndërmerr qeveria ndaj të
huajve, të cilat po ndihmojnë në
ndezjen e bandave dhe veprimeve
ekstreme. Megjithatë, për
shqiptarët, nuk ka shumë raste
të shënuara, ku ndaj tyre është
ushtruar dhunë raciste
e urrejtjes raciste të një
italiani dy net më parë,
duke u plagosur rëndë.
Stefan M., shqiptari 19-vjeçar, i
cili 15 vitet e fundit po jetonte në
Itali, është bërë viktimë e "urrejtjes
raciste" të një të riu italian në stacionin
hekurudhor të Cogoletos
në Gjenovë të Italisë. Sipas medias
italiane, fillimisht dy të rinjtë janë
grindur mes tyre dhe më pas i riu
italian e ka goditur në kokë 19-
vjeçarin me mbajtësen e hekurt të
teleskopit. Stefani ka rënë në tokë
pa ndenja. Falë ndihmës së miqve
të tij është dërguar në spitalin e
"San Martinos" në Gjenovë. Burimet
policore bënë të ditur për mediat
italiane, se mjekëve iu është
dashur të kryenin një ndërhyrje
kirurgjikale në kokë, por gjendja
shëndetësore e Stefanit, vetëm 19
vjeç, është shumë kritike. Bluzat e
bardha të spitalit italian thonë se
adoleshenti po mbahet në koma
farmaceologjike në repartin e
neurokirurgjisë.
Por, ngjarjen e bën edhe më
tronditëse fakti se krimi ishte
paralajmëruar. Agresori 25-vjeçar
(emri i tij nuk është publikuar), e
kishte kërcënuare dhe më parë të
riun me kombësi jo të njëjtë me
të. Ai ishte skeduar nga policia
për disa vepra penale. Madje, Stefani
kishte denoncuar në polici
25-vjeçarin italian për kërcënime
raciste të llojit: "herët a vonë do
të të vras shqiptar i ndyrë". Duke
u referuar te një media lokale
italiane, edhe në momentin kur
25-vjeçari kishte sulmuar me
mbajtësen e hekurt të teleskopit
adoleshentin, kishte bërtitur
"Shqiptar i ndyrë". Prokuroria
e Gjenovës ka hapur një hetim,
i cili drejtohet nga prokurorja
Maura Macio. Kërcënimet e
njëpasnjëshme raciste, që i ishin
bërë shqiptarit, janë vërtetuar
edhe nga motra e tij. Anjeza M.,
25 vjeçe, ka deklaruar për mediat
italiane se kohët e fundit, italiani
ia kishte bërë jetën ankth vëllait
të saj. "Madje, në të kaluarën
vëllai im e ka denoncuar disa
herë në polici, por asnjëherë
nuk është marrë ndonjë masë
ndaj 25-vjeçarit, i cili vazhdimisht
e kërcënonte se do ta vriste",
deklaroi motra e të dëmtuarit.
Gjithashtu, Anjeza shtoi se pak
para ngjarjes, shqiptari nuk u
ishte përgjigjur kërcënimeve të tij
dhe thjesht i ishte shmangur, por
i riu e kishte ndjekur, duke e goditur
me mjete të rënda në kokë.
"Stefani nuk ka rënë menjëherë
përtokë, por ka mundur të shkojë
deri te makina dhe pas kësaj i ka
rënë të fikët", tregoi një shqiptar
tjetër, prezent në vendngjarje.
Megjithatë, prokuroria italiane
ka deklaruar se po punon për
këtë ngjarje dhe ka nisur punën
për kapjen e italianit. Gjithashtu,
po hetohet edhe neglizhenca për
denoncimet e bëra më parë nga
shqiptari. Rastet e akteve raciste
në Itali nuk janë më të rralla, kjo
edhe falë politikave acaruese
që po ndërmerr qeveria ndaj të
huajve, të cilat po ndihmojnë në
ndezjen e bandave dhe veprimeve
ekstreme. Megjithatë, për
shqiptarët, nuk ka shumë raste
të shënuara, ku ndaj tyre është
ushtruar dhunë raciste