E Shtunë, 31 Tetor 2026

I përjashtojnë nga puna, konflikt te Ndërtimorja

Tre ish-punonjës të Inspektoratit Ndërtimor janë bërë
objekt i një konflikti brenda godinës së këtij institucioni,
teksa kërkonin shpjegime për largimin e tyre nga detyra.
Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që kryeinspektori
Hekuran Hoxholli i ka denoncuar në polici. Sipas të
dhënave nga policia e kryeqytetit, paraditen e djeshme, rreth
orës 11.00, ka bërë
kallëzim Hekuran
Hoxholli, 40 vjeç,
lindur në Korçë
dhe banues në
Tiranë, me detyrë
kryeinspektor
pranë Inspektoratit
Ndërtimor, se
kishin hyrë në zyrë
dhe nuk largoheshin
tre persona.
Me t‘u njoftuar,
shërbimet e patrullës
nga Komisariati
Nr. 2 kanë
shkuar në vendin e
ngjarjes dhe kanë identifikuar të denoncuarit, Admir Verçani,
31 vjeç, Bedri Shehu, 30 vjeç dhe Hysni Gjoci, 42 vjeç. Sipas
të dhënave nga policia, këta persona kanë qenë punonjës të
institucionit të lartpërmendur dhe janë përjashtuar më datë
17 të këtij muaji. Kështu, ata kanë shkuar dhe kanë takuar
kryeinspektorin, të cilit i kanë kërkuar shpjegime për largimin
nga puna, duke u imponuar në zyrën e ish-eprorit. Policia tha
se ata u dërguan për ndjekje penale në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›