E Hënë, 2 Nëntor 2026

Babë e bir ende në det

01/03/2005  Dita e tretë e kërkimeve

Që prej ditës së diel, kur edhe është konfirmuar mbytja në derdhje të Ishmit e 37-vjeçarit Pjetër Vathi dhe 13-vjeçarit Floger Vathi, babë e bir, vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen në breg të viktimave. Kapiteneria e Portit të Durrësit fillimisht ka deklaruar se të mbyturit janë nxjerrë nga banorë të fshatit, por më pas ka rezultuar se trupat kishin mbetur në det. Babë e bir janë futur për të mbledhur rrjetën e peshkimit, paraditen e 27 shkurtit, por ata nuk kanë mundur të kthehen në breg, për shkak të dallgëve. Megjithëse deti ka qenë i trazuar, Pjetër Vathi ka menduar se me ndihmën e skafit të vogël plastik me motor 20 KF do të mund të përballonin dallgët e detit. Përkeqësimi i motit ka bërë që skafi i tyre, i cili ka qenë rreth dy milje larg bregut, është përmbysur, duke fundosur në ujë babë e bir. Gjatë natës, burime nga Kapiteneria, thonë se nuk ka pasur kërkime për shkak të stuhisë detare, dhe se ato kanë vazhduar në mëngjesin e së hënës, por pa mundur të nxjerrin nga deti babë e bir.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›