Dëbora e rënë rikthen izolimin në Veri dhe Verilindje
01/03/2005 SHKODËR - Rëndohet përsëri situata në veri dhe verilindje të vendit. Dëbora e rënë në ditët e fundit ka vështirësuar kalimin në disa zona dhe po mban të izoluara akoma disa zona të tjera malore, që nuk arritën asnjëherë të zhbllokoheshin. Burime nga prefektura e Shkodrës bëjnë të ditur se trashësia e dëborës së re të rënë gjatë orëve të fundit ka arritur nga 50 cm deri në një metër në komunat Qelëz, Iballë, Fierzë dhe Blerim, të rrethit të Pukës.
E njëjta situatë, pra me dëborë deri në 1 metër, paraqitet në komunat Shosh dhe Shalë të rrethit të Shkodrës, ndërsa në rrethin e Malësisë së Madhe situata është më e ndërlikuar, ku përveç trashësisë mesatare prej 80 cm në shumicën e komunave, një problem serioz po paraqet komuna e Këlmendit, ku zona e Vermoshit, Selcës dhe Lëpushës mbetet ende e izoluar dhe trashësia e dëborës atje ka arritur nga 1.5 m në mbi 2.5 m. Tashmë distanca e rrugës së bllokuar nga dëbora, në drejtim të Vermoshit, ka arritur në 20 km, megjithëse atje është punuar pa ndërprerje nga tri fadroma, dy të ushtrisë dhe një e paguar nga komuna. Për t'u vënë në dukje është fakti se dy javë më parë në këtë aks kishin mbetur pa u zhbllokuar 14 km rrugë, por dëbora e rënë pandërprerje prej gati një jave, në këtë zonë, i ka bllokuar përsëri 6 km e zhbllokuara nga fadromat. Ditët e fundit u krijua problem edhe në lidhje me furnizimin me karburant të këtyre mjeteve, por edhe megjithëse pas shumë përpjekjesh u bë e mundur që të dërgohej karburanti, përsëri këto fadroma nuk po arrijnë të jenë eficente. Në këtë mënyrë ka dalë si domosdoshmëri sigurimi dhe dërgimi i një mjeti me zinxhir për të zhbllokuar këtë aks rrugor. Burimet nga Prefektura Shkodër bëjnë të ditur se probleme shëndetësore nuk ka pasur, ose të paktën nuk janë reklamuar për momentin, ndërsa për rezervat ushqimore duhet përsëri të merren masa, pasi, sipas informacioneve, kanë filluar të shkojnë drejt fundit, situatë kjo jo vetëm për familjet në nevojë që përfituan ndihmat ushqimore të qeverisë, por tani edhe për familjet që kishin pasur rezerva të mëpërparshme. Tashmë duhet patjetër që 2000 banorët që ndodhen atje të fillojnë të furnizohen me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë.
Aktualisht rrugët nacionale të Qarkut Shkodër janë që të gjitha të zhbllokuara, por në rrethin e Pukës drejtuesit e automjeteve kanë filluar përsëri të vendosin zinxhirët në rrotat e makinave, për arsye se temperatura e ulët ka krijuar shtresa akulli. Por, ndërsa situata e rrugëve kryesore të këtij rrethi paraqitet relativisht e mirë, situata e rrugëve rurale është rënduar së tepërmi. Kështu në këtë rreth janë të bllokuara rrugët Pukë-Qelëz, Fushë Arrëz-Iballë, rrugët e fshatrave Amiraj, Mollëkuqe, Serriqe, të komunës Qafë Mali. Rrugët e fshatrave Berishë e Epërme, Shopel e Spaç të komunës Iballë. Përveç bllokimit të rrugëve në këto zona të thella po paraqitet domosdoshmëri furnizimi edhe një herë me ushqime dhe ilaçe, pasi janë duke u mbaruar dhe furnizimi i tyre mund të bëhet vetëm me anë të helikopterëve. Një problem më vete përbën edhe hapja e akseve rrogore që lidhin Pukën me Kukësin dhe Pukën me Mirditën, për të cilat Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve të rrethit Pukë ka kërkuar 6 borëpastruese të domosdoshme për hapjen e këtyre akseve nacionale.
2000 banorë të izoluar
6 borëpastruese duhen në Pukë
2.5 metra trashësia e borës
20 kilomtra rrugë të bllokuara