Bllokohen zonat e thella të Mirditës
01/03/2005 Brënda 24 orëve dëbora shkon në mbi 1 metër
MIRDITË - Reshjet e shumta të dëborës në 24 orët e fundit kanë arritur mbi një metër në zona të thella të Mirditës. Për pasojë është ndërprerë edhe lëvizja e mjeteve të transportit nga qyteti i Rrëshenit, në drejtim të komunave të këtij rrethi. Mijëra banorë mësohet se kanë mbetur të izoluar. Më të prekur nga ky izolim kanë qenë komunat e Selitës, të Kthellës, të Oroshit, Fanit dhe Kaçinarit. Në këto komuna është ndërprerë qarkullimi i mjeteve motorike dhe trashësia e dëborës ka arritur afërsisht në një metër lartësi. Ndërkohë që nga ana e prefekturës është rikrijuar shtabi i emergjencës, për të ndjekur situatën dhe për të qenë sa më afër banorëve. Rruga nacionale Rrëshen–Fushë Arrëz është e kalueshme plotësisht, pasi policia e Mirditës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga-Ura ka bërë të mundur zhbllokimin e saj. Ndërkohë që mjetet që lëvizin në këtë aks rrugorë nuk lejohen të lëvizin pa zinxhirë. Deri më tani bëhet e ditur nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë rrethin dhe se situata është nën kontrollë të njësive vendore në këtë rreth. Burime të policisë së Mirditës bëjnë të ditur se një rrugë aktualisht është e pakalueshme dhe po punohet për hapjen e saj. Gjithashtu dy furgonë me pasagjerë, që po udhëtonin në drejtim të Lurës, janë bllokuar, si rezultat i reshjeve të mëdha të dëborës dhe bllokimit të rrugës. Pasagjerët, të cilët kanë qenë në furgona, janë shpërndarë nëpër shtëpitë e fshatarëve të fshatit Mërkurth, duke u strehuar, ndërsa po shikohet mundësia për t’u ardhur në ndihmë për të lëvizur, por është e pamundur që të kalojnë me makina. Që pas reshjeve të shumta, që ranë në muajin janar, kjo është hera e dytë që komuna të rrethit të Mirditës izolohen për shkak të dëborës së rënë. Gjendjen e emergjencës banorët e fshatrave të thellë të Mirditës e kaluan, për fat të mirë, pa shënuar humbje në njerëz.