Ish-kryebashkiaku e ish-prefekti, dëshmi kontraditore
01/03/2005 Miri Hoti, mbron të akuzuarin e veten, Gëzim Agasi zbulon shkeljet e dosjes “Hila”
DURRËS – Miri Hoti në tentativën për të mbrojtur veten, i ka dalë në krah dje Vasil Hilës. Ndryshe nga ish-kryebashkiau, ish-prefekti Gëzm Agasi ka evidentuar me cilsinë e dëshmitarit, “të metat” e komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave në Durrës, në gjykimin ndaj ish-kreut të këtij komisioni, Vasil Hila.
Në seancën e djeshme në gjykim të Vasil Hilës, sekretares së komisionit, Anila Rrapi dhe tre inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Sërvet Gaba, Seit Spahiu dhe Selman Hysa, kanë dhënë dëshmitë e tyre ish-prefekti i Durrësit, Gëzim Agasi, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Miri Hoti, kreu i Hipotekës, Alush Xhihani dhe juristi i Hipotekës, Rezart Skrapari. Në të njëjën seancë, e cila ka nisur në orët e paradites dhe ka përfunduar pas mesdite, ka dëshmuar edhe nënkryetari i komisionit, Josif Sollaku.
Sollaku: Vasil Hila vendosi vetë për të marrë vulën
Drejtuesit e institucioneve të mësipërme janë thirrur si dëshmitarë të kërkuar nga prokuroria dhe gjithçka në pyetjet e prokurorëve Elezi e Bakëllbashi është vërtitur rreth marrëdhënieve institucionale të tyre si dhe korrespondencës gojore e shkresore, që ata kanë pasur me komisionin e kthimit e kompensimit të pronave, për periudhën maj 2001-dhjetor 2002, për të cilën edhe akuzohet Hila, së bashku me katër të gjykuar të tjerë në gjendje të lirë.
Nënkryetari i komisionit, Sollaku, i cili ka dhënë dorëheqje në kohën që komisioni do të vendoste për kthimin fizik të tokës, me justifikimin se nuk kishte një vendim të Këshillit të Ministrave për të ndërmarrë këtë veprim, tregoi se vula e komisionit është mbajtur fillimisht nga sekretarja Rrapi. Sipas Sollakut, pikërisht në kohën që edhe do të kalohej në zbardhjen e vendimeve për kompensim fizik, kryetari i komisionit, Hila, u ka deklaruar gojarisht se vula, në bazë të një shkrese të komisionit qendror, por që Sollaku nuk e ka parë e as lexuar, do të kalonte nën administrimin e Hilës. Megjithëse, ai është treguar konfuz në deklarime edhe për shkak të mospërqendrimit emocional në seancë, `Sollaku ka thënë se vendimet janë nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit, ndërkohë që vendimi, i cili i është dhënë kërkuesit për kthim prone, është nënshkruar vetëm nga kryetari Hila.
Miri Hoti e Alush Xhihani, nëpërmjet Vasil Hilës, mbrojnë veten
Dëshmia e ish-kreut të Bashkisë, Miri Hoti, dhe ajo e kryetarit të Hipotekës, Alush Xhihani, është mirëpritur nga i pandehuri Hila dhe avokati i tij. Të dy krerët, të cilët janë përfolur se kanë pjesën e vet të përgjegjësisë në abuzimet e bëra nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave, së paku në seancën e dëshmisë kanë mbrojtur veten, por edhe të ndaluarin Hila. Si njëri edhe tjetri kanë deklaruar që me komisionin kanë pasur korrespondencë institucionale dhe se gjithçka ka kaluar sipas ligjit në zyrën e regjistrimit të pasurisë dhe në seksionin e urbanistikës së bashkisë dhe atë juridike. Fillimisht, Xhihani, përmes specialistëve, ka përcaktuar nëse toka e kërkuar për kompensim ka qenë pronë shtetërore apo jo dhe më pas ia ka kaluar bashkisë për konfirmim për të gjithë sipërfaqen, ku bashkia ka qenë pronare e tokës. Në këtë kuadër, edhe bashkia ka lëshuar sipas rastit, shkresë për sipërfaqe të lirë të pronës shtetërore në dispozicion të komisionit, kur sipërfaqja në fjalë nuk ka qenë objekt i investimit publik. Të dy krerët e institucioneve kanë thënë se nuk kanë dijeni për raste të mbivendojes, ndërsa nuk e kanë përjashtuar edhe këtë mundësi. Sipas Xhihanit, ka ndodhur që prona i është kthyer, ose i është kompensuar një shtetasi, por që ka rezultuar e zënë. Këtë rast, ai e ka justifikuar jo me faktin se prona ka qenë shtetërore, por se është zënë nga ndërtimet pa leje, të cilat nuk ishin objekt i deklarimit të Hipotekës. Në përgjigje të pyetjeve të prokurorit për dokumentacionin e arkivuar, Xhihani ka theksuar se dosja përmban vendimin e komisionit në origjinal, vendimin nëse personi është trashëgimtarë, hartën treguese, planvendosjen, procesverbalin e etiketimit, ndërsa ka shtuar se asnjë dosje nuk ka mangësi ligjore.
Ish-prefekti Gëzim Agasi
“Komisioni, parregullsi në vendimmarrje”
Ish-prefekti i Durrësit, i cili në emër të institucionit kishte dërguar në stukturat e drejtësisë një informacion për veprimtari të paligjshme të kryetarit të komisionit, Hila, për dy vendime të datës 11.6.2002, deklaroi se është vënë në dijeni nga grupi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet e komisionit. Kjo ka shtyrë Agasin që prefektura të kërkojë nga komisioni inventarizimin e dokumenteve, gjë që është bërë nga kreu i ri i komisonit pas pushimit të Hilës nga funksioni. Sipas Agasit, në relacionin e dorëzuar rezultonin se 13 dosje ishin të painventarizuar dhe se 50 për qind e vendimeve të komisionit, të cilat kishin kaluar në zyrën e regjistrimit të pasurisë, nuk ishin të raportuara në prefekturë nga komisioni Hila. Agasi ka deklaruar, duke iu referuar informacioneve zyrtare, se nga 260 vendime, 94 prej tyre për kthim fizik të pronës nuk ishin të arkivuara në komision.
Akuzat
“Shpërdorim detyre”
“Falsifikim dokumentesh”
“Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës”
“Fshehje e falsifikimeve”
Dëmet
150 mijë metër katrorë tokë
kompensuar në mënyrë të paligjshme
89 mijë metra katrorë tokë
kompensuar në mënyrë të paligjshme në zonën e Plazhit
378 041 000 lekë
dëmi i llogaritur