E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babel nuk largohet

Ryan Babel do të mbetet në Liverpool pasi menaxheri Rafa Benitez ka bërë të ditur se holandezi është pjesë e rëndësishme e planeve të tij. Sulmuesi 23 vjeç, në muajt e kaluar, ishte ankuar vazhdimisht për paraqitje te kufizuara në ekipin e parë, ndërsa së fundi kishte marrë ofertë prej 9 milionë funta nga Birmingham.

Por, Benitez ka refuzuar ofertën dhe kërkon që Babel të qëndrojë në Anfield Road. “Nuk kam thënë se Ryan duhet të largohet nga klubi. Ai është futbollist i mirë, i cili punon shumë dhe e dua në ekip”, tha Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›