Federer mposhtet nga Davydenko

Tenisti numër një në botë, Roger Federer, është eliminuar në gjysmëfinale të Qatar Open në Doha, pasi u mposht përsëri nga Nikolay Davydenko.
Rusi i cili kishte fituar ndaj Federerit, në përballjen e tyre të kaluar në muajin nëntor, në gjysmëfinale të ATP World Tour në Londër, në nëntor, triumfoi 6-4, 6-4 në sete. Në finale, Davydenko do të luajë kundër Rafael Nadalit, i cili mposhti serbin Viktor Troicki, 6-1, 6-3.