Babi i "Bin Ladenit": Më lini te dëshmoj
19/12/2004
Flet Iliriani, babai i Petrit Liçit, i akuzuar për vrasje në Lushnjë
Ardita Bala
LUSHNJE - "Kërkoj vetëm mundësinë të dëshmoj para trupit gjykues". Kjo ka qenë kërkesa publike që ka bërë dje Ilirian Liçi. Babai i Petrit Liçit, të ashtuquajturit "Bin Ladeni" i bandës së Lushnjës, i arrestuar rreth një vit e gjysmë më parë. Ai është i bindur se djali i tij, megjithëse në moshë madhore, është i manipuluar për të qenë gjysmë i "penduar". "Përse tim biri nuk i lejohet të ketë një avokat? Në kurrizin e tim biri të tjerë po bëjnë karrierë. Ilirian Liçi ka folur dje për gazetën "Metropol", duke rrëfyer shumë pikëpyetje që atë si prind e mundojnë që kur ka filluar historia e të birit.
Kur është arrestuar djali juaj, Petriti?
Është arrestuar nga policia e Lushnjës në fund të muajit maj të vitit 2003.
Përse akuzohet?
Është i akuzuar për pjesëmarrje në bandën e Lushnjës, bandë kjo që me vendim gjykate është shpallur inekzistente. Im bir është arrestuar, pasi e akuzojnë për vrasje apo për tentativë vrasjeje. Por të gjithë harrojnë se në 1997-ën, djali im nuk ka qenë më shumë se një fëmijë 16-vjeçar.
Petriti e ka pranuar akuzën?
Nuk e di se çfarë mund të ketë thënë im bir, shumë sinqerisht, por ajo çka më çudit është fakti se atë nuk e lejojnë që të marrë asnjë avokat. Gjatë proceseve atë e mbajnë të ndarë nga të tjerët, duke e justifikuar se është "bashkëpunëtor" i drejtësisë, por procesi po shkon në atë rrugë sa unë kam dyshime se nga i ashtuquajturi bashkëpunëtor, Prokuroria mund të ma cilësojë si fajtor tim bir dhe ta dënojnë me burg. Unë ia kam thënë të gjitha palëve me kohë. Në qoftë se im bir ka bërë ndonjë vrasje, le të marrë dënimin maksimal dhe, unë jam për drejtësi, por ajo çka unë kam frikë se po ndodh, dyshoj se është ndryshe.
Çfarë dyshoni ju se mund të ndodhë?
Kam frikë se Petriti është i manipuluar. Në fillim kur takoja tim bir, ai më dukej i trullosur, ndërsa tani edhe kur i them që të marrë avokat, nuk flet. Ai e di mirë se po të ndryshojë thëniet e pret burgu, ndaj unë kam frikë se me këtë ma mbajnë djalin "peng". Arrestimi i "Bin Ladenit" të Lushnjës është përdorur edhe më parë për interesa vetiake. Dy punonjës të policisë lokale janë ngritur me detyrë, duke u bërë kryepolicë, ndërsa dy prokurorë u bënë prokurorë krimesh të rënda pas arrestimit të Petritit.
Po Petriti ka kërkuar avokat?
Ne kemi kërkuar që ai të ketë avokat, por nuk është pranuar. Kemi një prokurë për një avokate që duhet ta mbronte, por na është kthyer, duke na thënë se djali nuk ka nevojë dhe ai vetë nuk do një të tillë. Me statusin që ka, na thonë se është i mbrojtur.
E takoni djalin tuaj rregullisht?
Tani po, por unë dua të dëshmoj se ka patur plot raste që jam kthyer mbrapsht, pasi më kanë thënë se është dhënë urdhër që të mos e takoja Petritin.
Djali kishte njohje me të akuzuarit e tjerë të "Bandës së Lushnjës"?
Po, ato djemtë i njihja edhe unë. Historia është shumë e thjeshtë. Ne kemi patur prej vitesh një pikë ku merreshim me bërjen e tullave dhe djemtë aty ishin komshinj.
Jeni marrë në ruajtje pas arrestimit të birit tuaj?
Po, edhe ne si familje jemi marrë prej 6 muajsh në ruajtje, por përse ta dua unë një ruajtje të tillë. Ne si familje nuk kemi hasmëri me asnjë, ndaj edhe shteti nuk ka përse harxhon para duke më ruajtur mua. Më mirë të më lenë të flas para trupit gjykues për gjithçka mund të kem për të thënë, qoftë si dëshmitar i akuzës, qoftë si dëshmitar i mbrojtjes, apo edhe thjesht si dëshmitar i thjeshtë, si qytetar i këtij vendi. Askush nuk ka pse të dënohet kot dhe, ajo çka po mundohet që të bëhet me tim bir është një gjë e tillë.
Banda e "Aldo Bares" akuzohet nga prokuroria pwr 6 vjet vrasje
Vrasjet nisën vite më parë, në nëntor të vitit 1998. Shkak ka qenë një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999 në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferri së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja të qitura këto nga 5 armë të ndryshme. Mësohet se vrasja është bërë për hakmarrje. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999 ai që ka hapur "luftën", midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Policia kishte marrë urdhër të godiste me çdo kusht veprimtarinë e grupit. Pikërisht në këto momente ka filluar hakmarrja. Në datë 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Ndërkaq nga kokat e grupit bëheshin plane të mëtejshme. Kështu në datë 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomandë. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen me pretendimin se gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klendi Bano. Sipas akuzës, Bano nën drejtimin e shefit Sinan Meta kishte hartuar një plan për asgjesimin e bandës së Aldo Bares. Por plani mbeti në mes. Në vrasjen e Banos, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, vrarë në vitin 2002.
Akuzat sipas dosjes së Prokurorisë
Vila
Dritan Vila, i dënuar edhe më parë për krimin e vrasjes, akuzohet se në datë 13 nëntor 1998, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në datë 14 prill 2000, Dritan Vila ka vrarë oficerin e policisë gjyqësore, Klendi Bano. Në 19 prill 2001, akuzohet se ka vrarë shtetasin Nosh Gjelaj. Në datë 16 prill 2002, tentoi të vrasë shtetasin Bernard Gjini. Në datë 23 prill 2002, akuzohet se ka vrarë Alfred Pirrën.
Liçi
Petrit Liçi, i dënuar më parë, akuzohet se ka vrarë në bashkëpunim me Dritan Vilën e të tjerë, Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në datë 23 nëntor 1998. Ndërkohë akuza e dytë e tij, të cilën edhe e ka pranuar se ka qenë ndihmës, është ajo e vënies së bombës në stadiunin e Lushnjës, në datë 25 mars 2000. Në datë 27 mars 2003, në bashkëpunim me Erjon Cicin, tentuan të vrasin shtetasin Bardhyl Kurti.
Çela
Maksin Çela, i dënuar më parë. Akuzohet se në 14 prill 2000, në bashkëpunim ka vrarë Klendi Banon.
Dondollaku
Enver Dondollaku, i dënuar më parë për vrasje. Në 14 prill 2000, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Klendi Banon, oficer i policisë gjyqësore Lushnjë.
Leonard Prifti, i dënuar më parë për vrasje. Akuzohet se ka vrarë në 14 prill 2000, Klendi Banon.
Cici
Erjon Cici, i dënuar më parë për vrasje, akuzohet se në datë 27 mars 2003, ka tentuar të vrasë shtetasin Bardhyl Kurti.
Kashari
Erjon Kashari, i padënuar më parë. Akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë shtetasit Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, në datë 23 nëntor 1998.
Mermali
Elton Mermali, akuzohet se në bashkëpunim ka vrarë Bledar Haxhiun dhe Artan Sulçen, në 23 nëntor 1998.
Të pandehurit
Aldo Bare
Dritan Vila
Petrit Liçi
Maksim Çela
Enver Dondollaku
Erjon Cici
Erjon Kashari
Elton Mermali