Nga Napoli vijnë 5 dosjet, gati operacionet Antimafia
19/12/2004 TIRANË –Pesë dosje penale janë “kopsitur” gjatë vizitës së fundit të Kryeprokurorit Sollaku në Itali dhe do të startojnë pesë aksione të fuqishme kundër krimit të organizuar. Me ftesë të Antimafias italiane, Sollaku vizitoi prokuroritë e Romës dhe Napolit, javën e kaluar. Objekti i takimeve ishte krimi i organizuar në Itali dhe lidhja e tij me Shqipërinë. Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohuan për “Metropol” se përkthimi i pesë dosjeve të trafikut të drogës dhe transfertave të dyshimta mes Italisë dhe Shqipërisë, po përfundon. Tirana, Vlora dhe Durrësi, do të jenë epiqendrat e goditjes antikrim. Pas tërheqjes së këtyre dosjeve nga kolegët e Romës dhe Napolit, hetuesit e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë filluar procedimet penale për bizneset dhe personat që fajësohen nga provat italiane. Dy vite më parë kanë filluar hetimet italiane ndaj tre grupeve kriminale të trafikut të drogës. Hetimi ndaj bizneseve të dyshimta është më i vjetër. Tre vite e gjysmë më parë, agjentët e Kuesturës së Napolit, kanë marrë informacionin e parë lidhur me transfertat e dyshimta të parave mes Shqipërisë dhe Italisë. Këto transaksione niseshin nga llogaritë e personave të dyshuar në Itali dhe mbërrinin në arkën e dy grupimeve të bizneseve, që dyshohet se vënë në përdorim financime që vijnë nga trafiqet dhe veprimtari të tjera të paligjshme.
Operacionet
Burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, shprehen se momenti i goditjes nuk do të vonojë. Veprimet do të kryhen në bashkëpunim me palën italiane dhe me repartin e forcave speciale RENEA në Tiranë. Sipas hetuesve, gjatë zhvillimit të pesë aksioneve do të ketë arrestime dhe sekuestrim të pronave të vëna nga krimi, të gjitha këto, bazuar në paketën ligjore Antimafia, e cila është miratuar në Shqipëri në datën 16 shtator të këtij viti. Objekti i aksioneve që do të shtrihen në disa qytete, është krimi i organizuar shqiptar, i cili zhvillon trafikimin e narkotikëve drejt Italisë, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të këtij vendi. Operacionet që do të ndërmerren, sipas hetuesve, janë në fazën e përgatitjes, ndërsa Prokuroria ka krijuar edhe rrethin e bashkëpunëtorëve të saj, të cilët pas përfundimit të hetimeve do të shpërblehen dhe mbrohen me shumën e fituar nga shitja e objekteve dhe pronave që do të sekuestrohen.
Hetimi
Tirana, Vlora dhe Durrësi, janë qytetet ku do të përqendrohet operacioni. Sipas hetuesve, në grupin e aksioneve që po përgatiten, përfshihen edhe disa të dyshuar nga qyteti i Shkodrës, për vepra penale të trafikut. Ndaj tyre, Prokuroria është duke kryer hetime me qëllim gjetjen e provave për kapjen dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Plotësojnë dosjet e tërhequra nga Italia me provat shqiptare. “Janë grupime kriminale që veprojnë në Shqipëri, por që ruajnë një bashkëpunim të rregullt me disa keqbërës italianë, në zhvillimin e trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe përpjekjes për të ringjallur trafikun e klandestinëve”, thanë dje burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Hetuesit prej kohësh kanë hartuar listën e objekteve, që dyshohet se janë financuar në mënyrë të paligjshme. Ato do të sekuestrohen gjatë pesë aksioneve të ardhshme, që po përgatiten nga hetuesit. Gjatë këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka organizuar dhe udhëhequr më shumë se pesë aksione të bazuara në ligjin Antimafia, të cilat kanë të bëjnë me pengmarrje për qëllime përfitimi, trafik droge, trafik armësh dhe prostitucion.
Disa nga operacionet Antimafia
26 mars 2004
Prokuroria e Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe reparti i forcave speciale RENEA, organizuan arrestimin e shtetasve Genci Sanxhaku, Fatjon Delia dhe Klodian Memoali. Arrestimi u reazlizua në aeroportin e Rinasit, ku tre të prangosurit prisnin të merrnin 100 mijë euro në këmbim të Izabela Ferrës, që e kishin trafikuar në Francë dhe vajzës së saj 4-vjeçare që e mbanin peng në Tiranë. Paratë do të paguheshin nga nga shtetasi francez Alen Monuz, i cili kishte lidhje me Izabela Ferrën.
21 qershor 2004
Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Drejtoria Kombëtare e Antimafias italiane, organizuan operacionin “Kompas”, gjatë të cilit në pesë qytete u arrestuan gjashtë persona dhe u shoqëruan më shumë se 20 të tjerë, të gjithë të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë kohës që ky aksion zhvillohej në pesë qytete shqiptare, Antimafia italiane arrestoi 17 persona, trafikantë dhe korrierë të drogës, që nisej nga vendi ynë nga të arrestuarit e operacionit Antimafia “Kompas”.
27 korrik 2004
Në një operacion të koordinuar mes Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe komisariatit të policisë së Lushnjës, në kuadër të Antimafias u arrestuan shtetasit Gjergji Cukali, i dënuar me 7 vjet burg, Ledjo Lito, i dënuar për trafik droge dhe Eduart Skukaj. Tre të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për marrjen peng me qëllime përfitimi të shtetasit Fatjon Demirlika. Tre të arrestuarit kishin bashkëpunuar në pengmarrjen e Demirlikës, me shtetasin Ilir Kodumi, i cili u arrestua nga forcat e repartit RENEA, në kohën kur priste t'i dorëzoheshin 100 mijë euro në këmbim të pengut.
13 dhjetor 2004
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, Prokuroria e Ulqinit në Mal të Zi, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe reparti i forcave speciale RENEA, arrestuan katër persona, të cilët po trafikonin me qëllime shitje 6 raketa tokë-ajër “STRELA 2M”. Operacioni u bazua në ligjin Antimafia dhe si pasojë e hetimeve bazuar në këtë ligj, u arrestuan shtetasit Armir Troshani, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi dhe Mentor Cani. Ata akuzohen se kanë blerë në Bosnjë gjashtë raketa kundërajrore dhe i kanë trafikuar ato nëpërmjet Shqipërisë, me qëllime përfitimi.
“Siguracione e ndërtime me paratë e trafikut”
Prokuroria ka prova, sipas të cilave në Shqipëri janë ndërtuar biznese me paratë e trafikut të drogës dhe prostitucionit që kryhet me Italinë. Prokuroria italiane ka siguruar të dhëna për transfertat e dyshimta bankare mes Italisë dhe disa bizneseve më të mëdha në Shqipëri. Sipas hetimeve italo-shqiptare, paratë e transferuara kanë ardhur nga shumat e fituara nga trafiku i narkotikëve dhe mishit të bardhë, si edhe nga depozitat e eksponentëve të njohur të mafias italiane, të cilët i kanë paguar shqiptarët për të kryer vrasje për larje hesapesh. “Paratë e disa vrasjeve të kryera në Itali nga shqiptarët, kanë përfunduar në llogaritë e disa bizneseve të suksesshme në Shqipëri”, tha në një komunikim me shtypin një zyrtar i rendit në Napoli, pas një aksioni të javës së shkuar, ku u arrestuan më shumë se 30 persona që kryenin veprimtari mafioze. Prokurori i Përgjithshëm Sollaku, i ka publikuar në emisionin televiziv “Opinion” dyshimet e tij, se paratë e trafiqeve me Italinë dhe më gjerë kanë filluar të investohen në kompani sigurimesh dhe frima me aktivitete të tjera tregtare në Shqipëri.
Ibraj: Në janar nisin aksionet të rëndësishme
Një javë më parë, drejtori i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, në konferencën rajonale të policisë rajonale, për trafikimin e armëve, paralajmëroi operacione të mëdha kundër krimit. "...Di shumë gjëra, kemi shumë të dhëna, por nuk mund të bëhen publike, pasi janë pjesë e operacioneve që do të startojnë në fillimin e vitit pasardhës, në bashkëpunim me kolegët fqinjë ...". Lajmërimi për fillimin e një fshese antikrimi është dhënë nga autoritetet e policisë dhe prokurorisë shqiptare. Pritet që Antimafia shqiptare të godasë krimin e organizuar, që është fuqizuar jo pak në vitet e fundit. Sekuestrime pronash me origjinë kriminale dhe arrestime padronësh të këtyre pasurive, do të regjistrohen që në javët e para të janarit, që, sipas burimeve zyrtare nga policia dhe prokuroria, do të jenë të shumta.