Polici trafikantëve: Mos e nisni sot drogën
19/12/2004 TIRANË – “Sot nuk mund të nisim porosinë. Policia është duke patrulluar në Durrës dhe në Vlorë”, kjo është një pjesë nga përgjimi italian që i është bërë bisedës së një zyrtari të policisë së Tiranës. Komunikimi telefonik është bërë muaj më parë dhe është regjistruar gjatë përgjimit ndërkombëtar të Prokurorisë italiane. Shtypi italian publikoi javën e shkuar akuzat e ngritura nga Prokuroria italiane e qytetit të Vinçencës, ndaj një personi me detyrë zyrtare në policinë e Tiranës. Sipas gazetës lokale të qytetit italian, Prokuroria ka filluar çështjen penale në ngarkim të zyrtarit të policisë në kryeqytetin shqiptar, pas një përgjimi ndërkombëtar të bisedave telefonike, që italianët kanë bërë ndaj trafikantëve të drogës. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, thanë dje për gazetën “Metropol” se, përgjimi italian që fajëson policin, bën fjalë për ndihmën që u ka dhënë ai trafikantëve, në mënyrë që ata të shpëtojnë nga kontrollet e policisë.
Përgjimi
Regjistrimi i bisedës telefonike dhe zbardhja e saj në letër, është kryer nga hetuesit italianë vetëm pak ditë para se në Shqipëri të arrestoheshin gjashtë persona dhe të shoqëroheshin 20 të tjerë për trafik ndërkombëtar droge, në kuadër të operacionit “Kompas”. Muaji qershor është koha kur policia shqiptare dhe ajo italiane kishte marrë sinjale për mundësinë e kalimit të një sasie të konsiderueshme droge drejt Italisë. Kontrollet u bënë të shpeshta dhe forcat e policisë në Portin e Durrësit dhe Vlorës u shtuan. Mirëpo sipas të dhënave, trafikantët nuk kishin hequr dorë nga plani i tyre, për të kaluar drogën në Itali. Sipas hetimeve, nuk rezultonte që trafikantët të kishin dijeni për veprimet dhe përforcimet e policisë. Në këtë kohë një telefonatë mbërrin në numrin e vënë në përgjim të një trafikanti dhe zyrtari të policisë, i cili prezantohet me një pseudonim (sekret i hetimit), njofton trafikantët me hollësi për veprimet e brendshme që kishte kryer policia në Durrës e Vlorë dhe kërkon që droga të mos nisej.
Konfirmimi
Prokuroria dhe autoritetet italiane, komunikojnë me organet e hetimit dhe të policisë në Shqipëri dhe gjatë një ballafaqimi rezulton se, përshkrimi i bërë nga polici për trafikantët, kishte qenë krejt realist. Ai kishte shpëtuar trafikantët shqiptarë, të cilët kanë ndryshuar planin menjëherë pasi janë njoftuar, por në Itali një polic si ai i Tiranës, duket se ka munguar. Tri ditë pasi ishte përgjuar biseda, pritësit e drogës që do të nisej, marrin një sasi droge nga një tjetër destinacion. Një person i mbyllur në qelitë italiane, ka më shumë se gjashtë muaj që prezantohet si emigrant dhe nuk pranon kurrfarë emërimi tjetër, edhe pse hetuesit nuk i besojnë. Ai është kapur në qytetin e Vinçencës, tri ditë pas përgjimit ndërkombëtar. Pas arrestimit është sekuestruar 0.5 kile heroinë dhe me një shumë prej 15 mijë eurosh. Emigranti ka dëshmuar për hetuesit, duke e çuar në 39 numrin e personave të implikuar në trafikun mes Italisë dhe Shqipërisë. Mes këtyre emrave, fillimisht emri i zyrtarit të policisë shqiptare, nuk la ndonjë përshtypje te hetuesit italianë, por pas komunikimit me Shqipërinë, ata i vijuan edhe katër muaj të tjerë hetimet dhe, së fundi, kërkojnë arrestimin e zyrtarit blu. Pak ditë pas kapjes së emigrantit në Vinçenca, 9 persona të tjerë u arrestuan, pasi kishin komunikuar me të dhe numrat e tyre ndodheshin në telefonin e sekuestruar.