ledina Celo shkon ne festiavlin evropian
19/12/2004 Alfred Kaçinari, Adi Hila, Shpëtim Saraçi tre kompozitorët që pushtuan festivalin, me synimin e fortë për Festivalin Evropian, të cilët “plotësuan” dëshirat e këngëtareve për t’ju ngjarë Ruslanës; Fituese e festivalit të 43-të në RTVSH Ledina Çelo
Ledina Celo shkon në Festivalin Evropian
Megjithëse ia doli të mbahet në këmbë dhe këtë vit, Fesivali i 43-të i RTVSH i dha çmim e parë Ledina Çelos me këngën “Nesër shkoj” me kompozitor Adrian Hilën, me tekst të Pandi Laços. E pat shprehur qysh kur u ngjit në skenë Çelo se po konkurronte vetëm për të shkuar në Festivalin Evropian. Dëshira iu realizua ndërkohë që kompozitori Adrian Hila ka qenë entuziast gjatë gjithë ditëve të festivalit për këngët e tij në këtë festival. Pasi dhe këngëtarja e re, Jonida Maliqi, fiton vendin e tretë, po me kompozitor Hilën dhe tekst të Laços, duke marrë dhe të drejtën për të konkurruar në Festivalin Mesdhetar.
Vendi i dytë i ka takuar të riut shkodran, Luiz Ejlli, me kompozimin e Shpëtim Saraçit, që ka sjellë ritme krejt të tjera nga natyra e tij e zakonshme.
Ekstravaganca ka shpërthyer në natën e tretë të festivalit. Rona, Vesa dhe Teuta tre këngëtaret nga Kosova, që vijnë nga spektakli i “Etheve...” me këngën “Flakareshë” të kompozuar nga Armand Rexhepagiç kanë elektrizuar skenën e Kongreseve por njëkohësisht kanë fituar dhe çmimin e të rinjve, duke fituar të drejtën për të shkuar në Festivalin Evropian të të rinjve.
Në festival kanë munguar totalisht alternativat muzikore, duke u përqëndruar vetëm në ritmet e folkut, të bërë obsesion nga Festivali Evropian. Por ka rënë në sy konkurrenca e fortë mes kompozitorëve të njohur të muzikës dhe paradoksalisht kanë munguar emrat e dikurshëm të këngës. Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi dhe Adrian Hila kanë qenë të “pushtetshmit” e këtij festivait, ku kanë konkurruar madje me nga dy këngë, dhe dukej qartë pretendimi, ndonëse janë kënduar nga të rinjtë.
Nëse flitet për spektakël, “show” është zbehur duke e çuar vëmendjen e publikut në veshjet dhe trukun ekstravagant të këngëtarëve. Në kulm të saj ka qenë Ueda El Sajed jo aq si prezantuese sesa një modele, sfiluese e denjë karshi këngëtareve.
Ndërsa ritmin e një spektakli nuk e ka cunguar aspak regjisura, duke u mbështetur vetëm në radhët e këngëtareve, ngjitjen e tyre në skenë. Regjisori Pali Kuke është mburrur vetëm me emrat e të ftuarve, ku shuma për t’i sjellë në Shqipëri është mbajtur sekret.
E ftuara speciale, Rusllana e përfolura aq shumë për imitim nga këngëtarët tanë, ka ngritur adrenalinën e shqiptarëve duke u treguar se si kercehet me “ujqërit”.
Çmimet
Çmimi i parë: Ledina Çelo, “Nesër shkoj”, kompozitor Adrian Hila, teksti Pandi Laço
Çmimi i dytë: Luiz Ejlli, “Hëna dhe yjet dashurojë”, kompozitor Shpëtim Saraçi
Çmimi i tretë: Jonida Maliqi, “Frikem se më pëlqen”, kompozitor Adrian Hila, teksti Pandi Laço
Çmimi i të rinjve: Rona, Vesa dhe Teuta “Flakaresha” kompozitor Armand Rexhepagiç
Popull, paguaj çmendurinë!
Festivali i 43-të i Këngës në RTVSH i ka veshur këpucët mbrapsh këtë vit. Dikur për të rinjtë është quajtur trampolinë për t’u bërë të famshëm. Dhe jo shumë larg, por nja pesë vite më parë, Festivali i fundivitit mbante famën e madhe për të bërë këngëtarë.
Por shumë shpejt e zuri kriza e braktisjes. Emrat e mëdhenj e lanë skenën, duke u shprehur se nuk kanë asnjë motiv që të ngjiten në atë skenë. Aq më tepër që, po para do vitesh, çmimet nisën të bliheshin. Para një viti festivalit iu shtua “fama” akoma më zi, kur këngët dhe tekstet u vunë në duar të dy-tre kompozitorëve dhe emrave të njëjtë të teksteve të këngës. Monopoli dhe korrupsioni në emër të festivalit larguan konkurrencën për muzikën e lehtë, në festivalin e dimrit në RTSH.
Vetëm vjet kur në skenën e spektaklit erdhën të rinjtë e “Etheve...”, zjarri iu ndez sërish, por tani me tjetër motiv, më të fortë. Festivali Evropian ishte sfida. Por nuk u pa me shumë entuziazëm nga të vjetrit e skenës, sepse ishin lodhur prej më shumë se pesë vite me gënjeshtrën e madhe të Evropianit. Arsyeja ishin paratë, kushtonte qimet e kokës pjesëmarrja në atë festival. Vetëm vjet kur Anjeza Shahini fitoi çmimin e parë u bë realitet ëndrra që Shqipëria të kishte një zë në Evropë. Shumë syresh e quajtën integrim. Por asnjëherë nuk u mor vesh se si erdhën paratë, aq papritur dhe nuk ishin pak, por 5 mijë euro vetëm për t’u regjistruar. Dikush foli se ka financuar Bexhet Pacolli, që njihet për pasionin e tij për kulturën. Por u pranuan dhe relatat e mira që kishte drejtori Artur Zheji me politikën që mund t’ju ketë marrë para shtesë. Por prap... por në pranverë ndërsa priteshin festivali i të rinjve “Këngët e Stinës” u tha se nuk ishin mbledhur konkurrente dhe se përfundimisht u quajt dështim.
Po paratë? Drejtori i Radios, dhe çuditërisht dhe drejtor artistik i këtij festivali, tha se “do të përdoren në shërbime të tjera që ka nevojë televizioni”.
Tani nuk ka më probleme parash, sepse këtë vit vendi për në Festivalin Evropian është garantuar. Ky është motivi i ri për këngëtarët e sivjetëm që të mos linin gur pa luajtur vetëm e vetëm që të dukeshin të përshtatshëm për në Evropian. Krejt në të kundërt nga ç’pritej indiferenca e këngëtarëve VIP u pa qartë, ndërsa kompozitorët që gati ishin harruar u kthyen me vrap të beftë.
Pati dhe nga ata që vinin nga jashtë kufijve për të gjetur veten sërish në Festivalin e dimrit. Po ashtu u rikthye dhe më i përfoluri i RTVSH, kompozitori Adi Hila, i cili këtë vit gjithë energjinë dhe talentin e tij e kishte ruajtur posaçërisht për këtë festival, duke u paraqitur me dy këngë mjaft të forta të kënduar nga dy këngëtare që e shprehën hapur sfidën për në Festivalin Evropian.
Ndërsa ndiqej dhe nga dy kolegët e tij Alfred Kaçinari dhe Shpëtim Saraçi, pjesa tjetër e festivalit ishte vetëm për mbushje, ku dukej qartë dhe lodhja, naiviteti i tekstaxhiut të vetëm Arben Dukës.
Ankthi këtë vit u zhvendos nga këngëtarët tek kompozitorët, sepse në këto vite është e dukshme se vetëm me vullnetin e tyre mund të bëhet muzika, dy-tre emra kompozitorësh që kanë zënë të mendojnë vetëm për para. Një këngëtare e re tha se vinte në festival me muzikë të krijuar vetë, por ajo nuk dinte as të këndonte...!? Nga ana tjetër ky festival vulosi përfundimisht dhe krizën e kompozitorëve duke e mbyllur fantazinë në ritme të kopjuara.
Mbrëmë u mbyll festivali i 43-të në RTVSH, për të cilin paguhet taksë për të parë gjithë aferat e “njerëzve të kulturës”, ku fusin duart kush të mundet në rrumpallën e dimrit të muzikës.
Violeta Murati