"Babixhani” i Thanasit dhe shkrimtari Sevo Tarifa
24/12/2004 “Babixhani” i Thanasit dhe shkrimtari Sevo Tarifa
Nuk do të merrja përsipër të shkruaja nëse nuk do të më shqetësonte një botim monografi me titull “Guri i detit”, i shkruar nga Sevo Tarifa tani së fundi kushtuar një ish partizani dhe më vonë një ish ushtaraku me veprimtari në Flotën Detare, Petro Beleri nga Himara, pas vdekjes. Promovimi i librit u bë diku në një nga mjediset e jashtme të Hous of Arts, pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë
Edhe pse nuk kisha kohë e gjeta mundësinë e pjesëmarrjes. Do të shkoja për më tepër edhe në vend të babait si bashkëpartizane që ishin. Im atë ka vite që nuk jeton më. Prita të flisnin edhe dy shokët veteranë të tij S.M. dhe V.B. si bashkëfshatarë që ishin, mirëpo veç zhurmës që mund të bëjë thika mbi pjatë, s’ua ndjeva zënë fare. Kush më shumë thashë se këta e njihnin më mirë Petron si të vogël edhe të rritur, mirëpo punë e tyre dhe mendja me kaloi se sa mirë është që edhe pse s’përbën ndonjë të veçantë historia e jetës e personazhit në fjalë, prapa ka një domethënie. Shqipërisë dhe Himarës në veçanti i mungojnë trashëgimi të shkruara në shekuj, familjeve dhe personazheve që rrjedhin prej tyre. Sundimi i gjatë turk dhe mospasja kërshëri e elementeve të veçante për të prekur këtë temë, ka bërë që bibliotekat tona në gjuhën shqipe të jenë të varfëra dhe pa pika referimi për prejardhjen e familjeve vendase, qoftë edhe nga migrimi apo edhe e të ardhurve nga vende të tjera në qytete apo fshatra.
Shumë baballarë sot nuk dijnë as ditëlindjet e gjyshërve të tyre. Por shumë fëmijë sot nuk dijnë as gjeografinë e vendit ku kanë lindur.
E kështu me këtë ngopje emocionale shkoj në shtëpi dhe filloj të lexoj me një frymë librin. Lexoj për Himarën time të dashur. E bukura Himarë, e cilëson Sevo shkrimtari Himarën në dialogun me të. Dhe Himara i përgjigjet: (citoj fjalë për fjalë) ...”Unë jam në shekuj Labëri. Me histori”.
Lëviza nga vendi, thashë se mos jam ngatërruar në logjikën e të lexuarit. E lexova edhe njëherë, por jo. Shkrimtarit Sevo, Himara ime i paskësh thënë: “Unë jam në shekuj Labëri!”. Një fakt historik m’u vërtit në mendje: Himara kishte në përbërjen e saj 53 fshatra, pjesë e saj edhe fshatrat e Labërisë së djeshme. Por çudia do të vazhdonte më poshtë: ”Trimërinë e kam në gjak. Jam nga ato që s’përkulem”, - thotë Himara. Kush e njeh mirë Himarën cilësia e saj nuk është vetëmburrja.
Në dialogun që vazhdon më poshtë Himara thotë:”...Por kam qenë më e bukur, veçse vitet e fundit më kanë gërvishtur ca balashe”. Shkrimtari nuk jep hapur dhe kuptueshëm ç’gërvishtje ose kush janë këta balashe?!
Sot në ditët që ju keni jetuar dhe jetojmë së bashku, ne nuk ndërtuam ndonjë gjë të bukur si mjeshtrat e djeshëm himariotë. Aty s’vjen dot as shoku nga Kuçi i personazhit të librit, apo miqtë e familjes time nga Tërbaçi apo fshatrat e tjerë të lumit të Vlorës me makinë, se duhet t’i bien rrotull e rrotull malit, kur në vijë ajrore nuk janë larg detit as 3-4 kilometra.
Do të lexoja më tej dhe para meje u shfaq një fotografi, ku kishin dalë partizanë të Brigadës së 6-S në Përmet në një nga përvjetorët e saj. Midis tyre ishte edhe im atë Koço Gjoka. E dija se ata ishin në një brigadë. Duke vazhduar leximin, ndalem në faqen 150 të librit, lexoj emrat e partizanëve nga Vunoi, Dhërmiu, Piluri, Qeparoi, Kudhesi dhe Himara. Shtanga. I rilexoj emrat përsëri, emri i babait tim nuk ishte në listë. Një nga themeluesit e çetës së Bregut qysh nga shkurt-marsi 1943 dhe më pas i inkuadruar në Brigadën e 5-S dhe më vonë në Brigadën e 6-S. Partizani i parë i Himarës nuk ishte në listën emërore. Shkrimtarin Sevo, befasohet duke u shpjeguar se konsulent kishte djalin e Petro Belerit, Thanas Belerin, i lindur në vitin 1951.
Ish edhe për të qeshur edhe për të qarë. Një shkrimtar, në librin e njëzetë për të, (janë shënuar titujt e librave të botuar nga shkrimtari), ka konsulent të Luftës së Dytë Botërore për partizanët e Himarës të birin e një partizani.
Dhimiter Koço Gjoka