Sekreti i së martës, Rama zihet me policin e rendit, Toska e pezullon
23/12/2004 Kryetari i Bashkisë së Tiranës zihet dhe fyen në qendër të kryeqytetit një polic të Komisariatit nr.3. Përballja e protagonistëve të historisë ka ndodhur pranë panairit të luleve mesditën e së martës. Objekti i grindjes mësohet të ketë qenë sjellja jo fort fisnike e Edi Ramës ndaj agjentit.
Grindja
Efektivi i policisë së rendit të Komisariatit nr.3, posa kishte mbaruar orarin zyrtar të punës dhe kish marrë rrugën për në shtëpi. Pas disa orësh shërbim në temperatura të ulëta, ai kishte futur duart në xhep në pritje të autobusit. Gjendej në stacionin e linjës Kombinat-Kinostudio, te lulishtja pranë Bankës së Shqipërisë. As që ia merrte mendja se ç'do t'i ngjiste pak sekonda më pas. Një automjet luksoz, me të cilin udhëtonte kreu i Bashkisë së Tiranës dhe badigardët e tij, u ndal vrik para policit. Duke iu referuar rrëfimit të policit, dhënë kolegëve të punës, mësohet se Rama i kishte tërhequr vëmendjen, duke i britur me zë të fortë. Në fillim, polici kishte pandehur se thirrja nuk ishte në adresë të tij. Por, fjalia pasardhëse i qe drejtuar në mënyrë të përsëritur pikërisht atij. "Hej ti polic. Mos i mbaj duart në xhep. Çfarë dreq pune bën ti, kur kambistët rrinë për shtatë palë qejfe në mes të Tiranës. Nisu shpejt dhe largoji që aty", thuhet se kanë qënë fjalët e Ramës. Duket se polici ishte fyer nga batutat vulgare të kryebashkiakut, ndaj i qe përgjigjur thatë se nuk ishte në shërbim.
"Biseda"
Qytetarë të pranishëm në stacion i thanë redaksisë se kreu i Bashkisë nuk është mjaftuar me kaq, por ka vijuar "sherrin". "Lëri fjalët ti por shko shpejt dhe m'i largo ata që janë aty", ka folur Rama, duke shtuar dhe fjalë të tjera jo fort të pëlqyeshme. Në këto kushte, polici i rendit i ishte përgjigjur se për atë ditë e kishte mbaruar punën, kishte dorëzuar turnin, ndaj nuk ishte i detyruar ta dëgjonte për të larguar kambistët, për më tepër që nuk kishte dhe ndonjë urdhër nga eprorët për të kryer një veprim të tillë. Ishte motivuar me faktin se nuk ishte puna e tij. Përgjigjja me sa duket nuk i ka pëlqyer të parit qytetar të Tiranës. Kjo, pasi shkëmbimi i batutave kish tërhequr vëmendjen e kureshtarëve rreth e rrotull. Polici u ka rrëfyer kolegëve se pas kësaj zënke fjalësh, Rama kishte zbritur nga makina së bashku me truprojat dhe e kishin tërhequr atë nga xhaketa. Njëkohësisht e fyenin me fjalë të ndryshme. Skena kishte zgjatur pak minuta, gjatë të cilave punonjësi i rendit nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
Pezullimi
Tejet i pakënaqur nga jopolici i Bashkisë, por i Rendit, Edi Rama dhe eskorta e tij ishin larguar nga sheshbiseda dhe zënka. Si të mos mjaftonte fyerja publike, kryebashkiaku siç duket u ankua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për policin e paedukatë dhe përtac. Dhe me sa duket, fjala e tij tërë peshë ka bërë efektin negativ për agjentin e policisë. Menjëherë, ndaj tij u morën masa. "Je i pezulluar për një afat të pacaktuar kohor", ishte e vetmja frazë që shefi i tha kur i komunikoi largimin nga puna. Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë pranojnë se ka pasur një incident, por nuk japin as emrin e kryebashkiakut dhe as të policit që është bërë pre e ndikimit të funksionarit të pushtetit lokal, duke ruajtur me forcë sekretin e së martës.