Baftjar Zeqo, OK për impiantin e plehrave në Fier
26/02/2005 Kryebashkiaku “bëhet i gjallë”, pas deklarimeve të Francesko Mandoit
FIER – Kryetari i Bashkisë së Fierit, shprehet pro ngritjes së një impianti për ëprpunimin e plehrave në territorin e bashkisë që ai drejton.
Pas prononcimit të zëvendësprokurorit të Përgjithshëm të Antimafias italiane, Francesko Mandoi, “është bërë gjallë”, kryebashkiaku Baftjar Zeqo për të mos e lëshuar projektin 100 milionë euro, të përpunimit teknologjik të plehrave, ofruar nga kompania e fuqishme në prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, mbeturina dhe biomasa, Actelios, s.p.a (shoqëri e Grupit Falk).
Nëpërmejt një konference për shtyp, pasi ka marrë shkasë nga deklarimi i Mandoit, kryebashkiaku Zeqo ka bërë të ditur dje se, “vij para publikut pas deklaratës që zëvendësprokurori italian i Antimafias, Mandoi, që lëshoi në lidhje me projektet gjigante të ndërtimit të impianteve moderne të plehrave, lidhur me mafian që kërkon të bllokojë ndërtimin e impianteve moderne për përpunimin e plehrave që të mos humbasë fitimet e saj nga pikat ilegale të shkarkimit të mbeturinave, citoi Zeqo, Mandoin. Më vjen mirë që më së fundi opinioni publik informohet zyrtarisht nga njerëz kompetentë të drejtësisë që fushata të tilla sensibilizuese janë të manipuluara nga mafia italiane dhe na jep lajmin që investime të tilla të mos pengohen”, u shpreh Zeqo.
“Kishim nevojë për suport të tillë në lidhje me projektin gjigant, i cili do të zbatohet në Fier, për një prononcim të tillë publik, nga emra të hirarkisë së lartë të drejtësisë dhe Antimafias italiane, siç ishte ajo e Mandoit”, u shpreh Zeqo.
Kryebashkiaku Zeqo shprehet entuziast edhe pse, sipas tij, ka marrë mbështetjen e pakursyer të Kryeminidtrit shqiptar, Fatos Nano, në takimin e tij në Bashkinë Fier.
Ndërkohë Baftjar Zeqo ka informuar se është kontaktuar me ambasadorin dhe konsullin italian dhe shumë shpejt do të jetë një takim i përbashkët i tyre me përfaqësues të kompanisë “Actelios”. Ai shprehu bindjen se shumë shpejt ky projekt do të zbatohet në Fier, duke i dhënë fund fushës kanceroze të plehrave urbane 500 metër larg qendrës urbane të Fierit, duke bërë të mundur përpunimin e 500 tonë plehrave të tre qarqeve Fier, Vlorë dhe Berat.