Delegacioni shqiptar debaton në seancën e asamblesë së OSBE-së
26/02/2005 Presidenti i Asamblesë i ndërpret fjalën Arta Dades
Presidenti i Asamblesë së OSBE-së i ka ndërprerë dje fjalën deputetes së PS-së, Arta Dade, gjatë kohës kur ishte duke kërkuar mbylljen e mandatit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Sipas një njoftimi zyrtar të Partisë Demokratike, gjatë zhvillimeve të seancës parlamentare të OSBE-së, deputetja e PS-së, Arta Dade, pasi ka marrë fjalën i ka kërkuar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të diskutohej për ngjarjet e vitit '96-'97. Sipas të njëjtit njoftim, kërkesa e Dades nuk ka pasur lidhje me temën që po diskutohej në këtë asamble. "Sikundër kërkoi me nëntekst të përfundonte misioni i OSBE-së në Shqipëri. Kryetari i Asamblesë parlamentare i ndërpreu fjalën Arta Dades", thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së. Pas Dades e ka marrë fjalën kryetari i PD-së. Berisha, i cili. duke iu referuar kërkesës së Dades. ka thënë se, "kësaj zonje të parlamentit shqiptar i rikujtoj thënien e Çurçillit, i cili duke iu përgjigjur një parlamentareje i tha se "nesër unë do të jem përsëri kryeministër, kurse ti do të mbetesh përsëri ashtu siç ke qenë", thuhet në njoftimin e ardhur nga zyra e shtypit e PD-së. Në seancën e Asamblesë parlamentare të ditës së djeshme Berisha ka folur dhe për dhunimin e mediave në Shqipëri, dhe i ka kërkuar përfaqësuesve të lartë të OSBE-së të ndërhyjnë për mbrojtjen e shtypit. Sipas Berishës, rasti i dënimit të Lesit, është në vazhdën e persekutimit që po i bëhet medias në Shqipëri. "Gjyqe sekrete dhe speciale janë zhvilluar ndaj gazetarëve të tjerë, ndaj dhe ndërhyrja urgjente e përfaqësuesit të lartë të OSBE-së për mediat është e domosdoshme", tha Berisha.