PS: Kredi për fermerët dhe bujqit
26/02/2005 Socialistët paraqesin strategjinë për zhvillimin e zonave rurale dhe përpunimit të produkteve bujqësore
Partia Socialiste ka hartuar strategjinë e saj elektorale për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit për përiudhën 2005-2009. Grupi i ekspertëve ka propozuar që gjatë qeverisjes së ardhshme do të ndiqet politika e heqjes së akcizës së karburanteve në sistemin bujqësor, blegtoral dhe në atë të përpunimit të produkteve, që vijnë nga këto dy sektorë. Shtrirja e skemës së përdorimit të karburantit me çmim të diferencuar në sektorin e bujqësisë për socialistët do të synohet të realizohet në të gjithë vendin. Heqja e akcisës së karburanteve do të shikohet me kujdes në zonat më të prapambetura të vendit. Në këto zona, sipas politikave të hartuara nga Komisioni i Bujqësisë dhe Ushqimit, do të synohet futja e teknologjive moderne të punimit të tokës dhe të rritjes së blektorisë si dhe të përpunimit të produkteve të këtyre sektorëve. Gjithashtu në këtë drejtim strategjia socialiste ka hartuar mundësinë e aplikimit të një çmimi preferencial për energjinë elektrike në sektorin e bujqësisë.
Për modernizimin e mjeteve të përpunimit si dhe të rritjes së prodhimeve në këto sektorë PS-ja parashikon dhënien e kredive të buta për fermerët shqiptarë. Duke synuar krijimin e një Banke Kombëtare Agrare, PS-ja ka krijuar një skemë për dhënien e granteve dhe kreditimit, duke pretenduar nxitjen në sistemet ekzistuese bankare. Nga dhënia e kredive për fermerët, PS-ja parashikon zhvillimin e sektorit të bujqësisë që do të sjellë dhe uljen e varfërisë.
Ekspertët
Nuk është e nevojshme vetëm ngritja e institucioneve, të cilat të jenë skeptike në qëllimin e tyre, por strategjia e PS-së për bujqësinë synon ngritjen e një rrjeti këshillimi me njerëz të kualifikuar për të bashkëpunuar me fermerët dhe universitetet bujqësore. Ekspertë dhe specialistë të bujqësisë do të bashkëpunojnë sa më afër fermerëve, duke e cilësuar bujqësinë si një shkencë integrale, e cila nuk mund të bazohet vetëm në burimet natyrore, por dhe në menaxhimin e dijeve. Zëvendësministrja Vjollca Ibraj tha sje se sektori i bujqësisë nuk duhet të jetë pre e fenomeneve të natyrës si thatësira dhe përmbytjet. Për këtë arsye, strategjia e PS-së ka përcaktuar mënyrat për të menazhuar më mirë tokën bujqësore. Një vend të veçantë i është caktuar përmirësimit të rrjetit të tharjes dhe ujësjellësave. Përdorimi i imputeve si farërat, fidanët, materialet racor, plehërat dhe mekanika bujqësore do të përdoren për të konsoliduar fermat shqiptare. Institutet kërkimore për bujqësinë dhe binjakëzimi i tyre me simotrat në rajon dhe më gjerë është trajtuar në strategjinë socialiste si një mundësi shumë e frytshme për të zhvilluar sektrorin me metodat dhe teknologjitë moderne.