E Hënë, 2 Nëntor 2026

LSI nis zgjedhjen e drejtuesve të Tiranës

26/02/2005  Guri Seferi fiton postin e kryetarit të njësisë 6

Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Tiranë, ka filluar dje zbatimin e parimit "një anëtar, një votë" për të përzgjedhur drejtuesit e njësisë numër 6 të kryeqytetit. Në zonën e Kombinatit është zhvilluar procesi i përzgjedhjes së kryesisë së kësaj partie për këtë njësi, duke zgjedhur drejtues Guri Seferin. Kjo njësi numëron rreth 1 200 anëtarë. Sipas të dhënave në procesin përzgjedhës morën pjesë 810 anëtarë të LSI-së. Gjatë zgjedhjeve është kërkuar respektimi i votës së anëtarësisë për të zgjedhur drejtuesit, duke zbatuar dhe statutin e kësaj partie. Burimet zyrtare thonë se sot do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të njësisë numër 7 dhe 5. Në njësinë numër shtatë do të marrë pjesë në votim dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të njësive në kryeqytetit pritet të përfundojnë brenda 20 marsit, duke u finalizuar dhe me përzgjedhjen e kryetarit të degës më të madhe në vend. Paralelisht me përzgjedhjen e drejtuesve të strukturave të LSI-së kjo parti po punon dhe për zgjerimin e anëtarësisë së saj për të realizuar kështu premtimet e bëra disa javë më parë nga kreu aktual i kësaj dege, Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›