Faji për dështimin e negociatave është i PS
26/02/2005 Reformatorët kërkojnë reagimin për kërkesat e BE-së
Sekretari i Përgjithshëm i PDR-së, Ferdinand Xhaferri, ka thënë dje se faji për dështimin negociatave për hartën zonale rëndon tërësisht mbi Partinë Socialiste. Sipas tij, vonesat në këtë proces kanë pasur një ndikim të veçantë dhe në zhvillimin e negociatave për asociim-stabilizimin. "Dua të theksoj se përgjegjësinë kryesore për reformën zgjedhore dhe sidomos për vonesat në ndarjen zonale e ka pasur Partia Socialiste. Lidhur me këtë problem, duhet ta kemi të qartë se opozita ka qenë në unison në qëndrimin e saj, pra që të miratohen propozimet e ardhura nga OSBE-ja, por dihet që kundërshtimi i palës socialiste solli dhe vonesat në miratimin e këtij drafti. Këto vonesa u pasqyruan më pas dhe në qëndrimet e BE-së gjatë bisedimeve për stabilizim-asociimin", tha Xhaferri. Drejtuesit e PDR-së, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me atë të PD-së, lidhur me ndarjen e re zonale. Pra, që të miratohet drafti i ndarjes elektorale që do të propozojnë ekspertët e OSBE-së, duke deklaruar votën e deputetëve të tyre pro në parlament për këtë propozim