E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bahrein Formula 1 nis mes protestave

Makinat e Formula 1 kanë zbritur në pistë për provat e lira, ndërsa në Bahrein janë shtrënguar masat e sigurisë, përpara Çmimit të Madh të së dielës. Forcat e sigurisë hodhën gaz lot-sjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve anti-qeveritarë, të grumbulluar kryesisht në fshatet Shi’ite rreth kryeqytetit Manama. Protestuesit kanë premtuar “tre ditë trazira” pas vendimit për ta zhvilluar garën në Bahrein, pavarësisht tensioneve që ekzistojnë në vend. Ndërkohë, në të gjithë këtë situatë, askush nuk jep garanci për zhvillimin normal të garës.

Dy pjesëtarë të skuadrës Fors India kërkuan të ktheheshin në shtëpi, pasi një bombë Molotov shpërtheu pranë makinës së tyre, ndërkohë që u gjendën në mes të protestave gjatë rrugës së kthimit nga Cirkuiti Ndërkombëtar i Bahreinit. Gjithashtu, për shkak të sigurisë së inxhinierëve, mekanikëve dhe stafit, drejtuesit e Fors Indias vendosën që pjesëmarrja në provat e pasditës së të premtes të ishte e kufizuar.

“Lëvizja e të rinjve të 14 shkurtit” synon të përfitojë nga eventi sportive për ti dhënë më shumë zë protesave të saj për mediat ndërkombëtare dhe në denoncimin e dhunimit të të drejtave të njeriut nga regjimi. Të enjten manifestuesit bollkuan disa nga rrugët kryesore në periferi të Manamas, që lidhnin kryeqytetin me cirkuitin e Sakhirit, e për këtë arsye, tashmë rruga nga aeroporti e deri në pistë është e blinduar nga forcat e policisë. Autoritetet e Bahreinit kanë “shënjestruar” edhe mediat, pasi disa gazetarë dhe fotografë të akredituar për garën nuk janë lejuar të hyjnë në vend, ndërsa kameramanët e pranishëm në arqipelag janë këshilluar të vishen me jelekë portokalli, në mënyrë që të dallohen lehtë nga turmat dhe të mos filmojnë ngjarje që nuk kanë lidhje me Çmimin e Madh të Bahreinit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›