Inter, shqiptarët shkundin San Siron ndaj Sienës
Tifozët shqiptarë të Interit kanë qenë protagonistë në takimin ndaj Sienës me koreografinë e tyre, banderolat dhe flamurin kuqezi. “Inter Albania Club”, shoqata e krijuar në Tiranë, zhvilloi një udhëtim në Milano, ku kulmoi me ndjekjen e sfidës së Interit me Sienën. Presidenti Juxhin Rama, së bashku me një grup prej dhjetëra tifozësh, arritën të realizonin një nga dëshirat e tyre më të mëdha, të ndiqnin Interin të organizuar, nëpërmjet shoqatës së parë në vend, që bën tifo për ngjyrat zikaltër. Pjesëmarrës në këtë udhëtim ishin Bukurosh Ajdini, Bledar Azemi, Olsi Balla, Florian Batalli, Klejdi Biraçi, Laurent Blloashani, Romina Bregu, Bush Bushaj, Artan Çela, Erald Dervishi, Gazmend Gjoka, Klevis Haka, Adriatik Hoxha, Ronald Isak, Elis Karaj, Erion Kasemi, Bledmir Kasemi, Vani Kashara, Armando Kelo, Romeo Kurti, Admir Loku, Erion Maksuti, Gliti Mazniku, Jonald Meçi, Andi Miha, Eridon Muçaj, Redon Plaku, Rejnis Plaku, Juxhin Rama, Elvis Reka, Justin Tabakaj, Armand Troci, Krist Vaqarri, Mari Veliaj, Nertil Xhabrahimi, Xhuliano Xhelaj, Ardit Zaja, të cilët në fillim përshkuan pikat historike të Milanos e më pas u drejtuan menjëherë për në “San Siro”. Në rrugët e qytetit janë dëgjuar gjithashtu thirrjet “Kush nuk kërcen, është kuqezi”. Dhe në “San Siro”, përveç flamurit zikaltër, nuk ka munguar edhe flamuri kuqezi.